26.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Partia Demokratike hap dyert he Foltoren, për të gjithë ata qytetarë që duan të reagojnë dhe të ngrenë zërin

PD hap dyert dhe Foltoren për qytetarët që duan të denoncojnë abuzimin e pushtetit politik.

Sekretarja për Marrëdhënien me Publikun, Jola Hysaj deklaroi sot se Partia Demokratike, si forca e parë opozitare në Shqipëri, e vlerëson si të pamohueshëm rolin e disidencës civile, të protestës qytetare dhe të denoncimit të abuzimeve të pushtetit.

“Duke pasqyruar këtë filozofi politike, në javët para protestës ne e hapëm Foltoren, në selinë qendrore të PDSH, për qytetarët që donin të thoshin diçka publikisht, apo të jepnin mesazhin e ftesës dhe pjesëmarrjes në protestën e 7 korrikut.
Siç e tregoi sheshi, Partia Demokratike dhe shoqëria, u bënë bashkë më 7 korrik, duke e rikonfirmuar njëra-tjetrën si të rëndësishme, dhe disidencën publike dhe qytetares si të pazëvendësueshme.

Në këtë hulli, Partia Demokratike do të vazhdojë të ftojë dhe të hapë dyert dhe Foltoren, për të gjithë ata qytetarë që duan të reagojnë dhe të ngrenë zërin.
Si ata që kanë një thirrje publike për të bërë, Ashtu dhe ata që duan të denoncojnë një abuzim të pushtetit politik;Si ata që duan të ngrenë krye ndaj një padrejtësie, ashtu dhe ata që nëpërkëmben në labirintet dhe vonesat e drejtësisë.
Partia Demokratike i fton të gjithë në këtë Foltore, që do të jetë nga sot Foltorja Jote.
Na shkruani, na telefoni, ejani në seli. Është një krizë politike, shoqërore dhe ekonomike, barrën e së cilës mund ta mbajmë vetëm së bashku!
Partia Demokratike, me anë të këtij akti ju fton dhe ju thotë:Jemi këtu për t’i dalë Zot Shqipërisë!”, deklaroi Hysaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...