36.1 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Zhdukja e Ervis Martinaj/ Drejtues të Policisë së Shtetit takim të “fshehtë” në SPAK

Policia e Shtetit i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të nisë hetime për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Sipas Top Channel, krerët e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, kanë zhvilluar një takim mes tyre, e cila nuk është bërë publike për shkak të informacioneve që janë shkëmbyer.

Policia ka kërkuar që zhdukja e Ervis Martinajt të hetohet nga SPAK, pasi deri më tani, hetimet janë kryer nga një prokurori e thjeshtë.

Mësohet se pjesë e diskutimeve ka qenë dhe ish-efektivi i operacionales, Jeton Lami i cili mund të merret në pyetje rreth kësaj çështje.

Përpos kësaj kërkese,  Gjykata e Apelit do të bëje me dije masën për Jeton Lamin në ditët në vijim, i cili pas dëshmisë së tij mund të zbardhë shumë detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje.

Kujtojmë që një ditë më parë, kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët, u shpreh se Policia e Shtetit e ka një përgjigje për fatin e Ervis Martinajt, por u duhen ende më shumë prova për të qenë të sigurt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...