26.6 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Berisha sulmon SPAK: “Skapi” i partisë është bërë mburojë kryesore e vazhdimit të vjedhjes së shqiptarëve”

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet e kryera për inceneratorët.

Përmes një klonference për shtyp nga selia blu, Berisha deklaroi se SPAK është kthyer në një mburojë kryesore të kësaj vjedhjeje.

Ai i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen dhe t’i bëjnë gjyqin publik kësaj afere dhe kryeministrit Edi Rama.

“Kompanitë po përdoren si një instrument për hetime fake për të mbuluar vazhdimin e krimit monstruoz. “Skapi” i partisë de fakto është bërë mburojë kryesore e vazhdimit të vjedhjes së shqiptarëve nga Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj.

Në këtë kontekst akuzoj direct Edi Ramën, Ëngjëll Agaçin, Arben Ahmetajn dhe Erion Veliajn si përgjegjës. Dhe për faktin tjetër se që të ndërrmeret një hap tjetër nga gjykata duhet një kontroll administrativ që mund të kryhet nga Ministria e Financave apo Mjedisit, por kjo nuk mund të ndodhë kurrë, pasi Edi Rama nuk i lejon këto institucione të kontrollojnë biznesin e tij.

“Skapi” i Partisë ka të drejtë jo vetëm të konfiskojë pronën e krimit, jo vetëm të vendos përpara drejtësisë pronarët dhe përfituesit, por të vendosë dhe ata zyrtarë shtetëror që nuk pranojnë të kryejnë kontrollin administrative. Është koha t’i bëjmë gjyqin publik Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit, Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt, të cilët e dinë se janë të pashpresë përpara jush dhe kanë filluar t’ia hedhin fajin njëri tjetrit. Edi Rama deklaron se ëshët përgjegjësi e atyre që kanë marrë paratë për inceneratorin e Tiranës, duke ia hedh fajin Erion Velisë.

Jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe këtë vjedhje monstruoze. I bëj thirrje qytetarëve të bashkohen për t’i bërë gjyqin publik kësaj organizate kriminale”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...