31.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Rama për der Spegiel: Me portin e ri të Durrësit, Shqipëria maja e turizmit botëror

Ne jemi evropianë dhe duam të jemi pjesë e BE-së’, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për Susanne Koelbl dhe Walter Mayr të gazetës së njohur gjermane ”Der Spiegel”.

Kryeministri Edi Rama ka folur për sulmin kibernetik iranian kundër Shqipërisë, dëshirës për anëtarësimin në BE dhe rekomandimin se pse Shqipëria duhet të jetë një parajsë për pensionistët gjermanë. Gjithashtu kryeministri Shqiptar është pyetur dhe në lidhje me përparimin e reformave të cilat Der Spiegel i ka konsideruar si jo të rëndësishëm, ndërsa ka vënë në pah 2 ekstremet në vend, njerëz që lëvizin me benza të zinj dhe njerëz që nuk kanë ushqim mjaftueshëm në tavolinë. Gjithashtu Rama është pyetur dhe në lidhje me negociatat ‘e vështira’ me BE-në, ndërsa ka cekur dhe shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e kullave në Tiranë të cilat u atakuan dhe në një artikull në ‘The Guardian’ si aksion pastrimi parash:

DER SPIEGEL: Ndryshe nga gratë, marrëdhënia juaj me median konsiderohet të jetë mjaft e tensionuar. Ju pëlqen të shani gazetarët si ‘kazanë’ dhe ‘sharlatanë’. Si përshtatet kjo në një demokraci të hapur?

Edi Rama: Unë mendoj se falja do të vijë kur dialogu të funksionojë.

DER SPIEGEL: Shqipëria ka tetë vjet që pret negociatat e anëtarësimit në BE, Maqedonia e Veriut 17 vjet. Bisedimet e para më në fund u zhvilluan në korrik. Sa do të zgjasë durimi juaj?

Edi Rama: Kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE, durimi ynë nuk ka fund. Ne duam të jemi atje. Ne jemi evropianë. Jeta jonë politike mund të jetë e polarizuar sot, shpesh nuk mund të biem dakord as për kohën. Por, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ka konsensus absolut.

DER SPIEGEL: Për çfarë po flisni saktësisht?

Edi Rama: Së fundmi në ”Guardian” u botua një artikull për ndërtimin e shumë pallateve të larta në qendër të Tiranës, ku pretendohej se projekti i ndërtimit është pastrim parash dhe se këto pallate të larta do të qëndrojnë bosh. E gjithë kjo është e gabuar.

DER SPIEGEL: A nuk është e saktë që teatri i vjetër kombëtar në qendër u shkatërrua me një operacion për të ndërtuar këto godina të reja? Dhe, a nuk mund të thuhej se procedurat e prishjes dhe ndërtimit nuk ishin shumë transparente?

Edi Rama: Jo! Po ndërtohet një i ri ku u shemb teatri i vjetër. Dhe bëhet fjalë vetëm për shtatë ndërtesa të larta. Pronarët e ardhshëm janë të gjithë biznesmenë të njohur. Ata janë ndër taksapaguesit më të mëdhenj në Shqipëri. Blerjet dhe shitjet përpunohen përmes bankave. Disa tani pretendojnë se janë paratë e drogës. E vërteta është se këta persona kanë marrë kredi nga bankat për financim, verifikohen të gjitha transaksionet e shitblerjes. Deklarata jonë ndoshta nuk përshtatet në trendin e artikullit

DER SPIEGEL: Për ndërtimin e portit në qytetin bregdetar jugor të Durrësit, ju keni fituar emirin e Abu Dabit si ndërmjetës për investitorët arabë. Çfarë prisni nga kjo?

Edi Rama: Ky projekt fantastik do ta sjellë turizmin tonë në Shqipëri në majat e botës. Porti i vjetër i qytetit kthehet në një port turistik. Për vite me radhë ne kërkonim një investitor të gatshëm për të investuar dy miliardë euro, por nuk mund të gjenim një. Mohammed bin Zayed e mbështet projektin me bujari dhe ka gjetur sponsorët.

DER SPIEGEL: Shqipëria renditet e 110-ta nga Transparency International, a mund të na jepni tre arsye pse sipërmarrësit duhet të investojnë ende këtu?

Edi Rama: Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në botë. Shkalla jonë e krimit është më e mirë se Britania e Madhe, Greqia apo Italia dhe sigurisht SHBA, me një nga normat më të ulëta të vrasjeve në Evropë. Industria e turizmit duhet të investojë sepse natyra dhe brigjet të lënë pa frymë. Dhe pensionistët gjermanë duhet të vijnë këtu për të kaluar pleqërinë e tyre buzë detit. Sipas një thënieje të vjetër, “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...