12.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Siguria informacioneve e kërcënuar/”Do ruhen informcionet në mënyrë tradicionale? Sqaroni rolin e DSIK-së”,Mediu i drejtohet Toles

Në mbledhje e sotme të Komisionit të Ligjeve është diskutuar projektligji për ‘Informacionin e Klasifikuar’.

Kreu i Partisë Republikanë, Fatmir Mediu ka kërkuar sqarim nga PS se pse është përjashtuar nga certefikata e sigurisë kryetari i parlamentit, pasi është numri 2 në hierarkinë e shtetit.

Referuar dhe sulmeve të fundit kibernetike, Mediu tha se ne kemi problem me mënyrën si i ruajmë të dhënat sensitive të shtetit dhe se nuk po rrezikohen vetëm shërbimet inteligjente por edhe sektori ekonomik në Shqipëri.

Pjesë nga mbledhja e Komisonit të Ligjeve:

Alibeaj: Këtu s’ka reflektim në aspektin ligjor edhe pavarësisht sulmeve kibernetike. Projektligji duhet të na mbrojë nga rrjedhja e informacioneve të shtetit. Qeveria ka sjellë një projektligj pa asnjë ndryshim.

Mediu: Ju u referuat dokumenteve të sigurisë së NATO-s të vitit 2019, keni përjashtuar nga certefikata e sigurisë kryeministrin dhe presidentin, kryetari i parlamentit ëshë numri dy, pse përjashtohet? Kemi dhe një Këshill të Sigurisë Kombëtare, ka drejtues të institucioneve të rëndësishme, a duhen parë këta zyrtarë në bazë të pozicionit për tu përjashtuar nga ky proces.

Folët për ‘Aftercare’, në analizë sidomos dokumentet tuaja, ku i ruani këto të dhëna? Shikohet se ne kemi problem në mënyrën si i ruajmë, a kemi Cloude apo do ruhen në mënyrë tradicionale? Sqaroni rolin e DSIK-së!

Koncepti i sigurisë nuk është shërbimi inteligjent, kemi penetrime në sistemin e sigurisë dhe në rrugë të tjera, nëpërmjet investimeve ekonomike, në qeveri duhet të ketë persona kyç që të kontrollojnë background-in e kompanive që investojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...