27.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Tentoi të vrasë me armë zjarri 47-vjeçarin, arrestohet pas 4 vitesh në arrati i dënuari me 13 vite burg

Policia e Shkodrës ka vendosur në pranga 30 vjeçari Ardit Brahimi, të dënuar me 13 vite burg për tentativë vrasjeje.

I arrestuari, në maj të vitit 2018, ka tentuar të vrasë me armë zjarri 47 vjeçarin me iniciale E. S., banues në Vau i Dejës.

Njoftimi i policisë

DVP Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Four”, për kapjen e personave në kërkim.

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 13 vjet burgim për vrasje të mbetur në tentativë.

Kapen dhe vihen në pranga edhe 3 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, 2 për kultivim të bimëve narkotike dhe 1 për mashtrim.

Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit “Four”, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Ardit Brahimi, 30 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e formës së prerë, të datës 28.04.2022 e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, në maj të vitit 2018, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. S., 47 vjeç, banues në Vau i Dejës.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni janë kapur dhe vënë në pranga 3 shtetas të tjerë në kërkim.

-Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Edison Kroni, 26 vjeç, banues fshatin Bene, Vau i Dejës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 08.09.2022 e ka dënuar 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shtetasi Edison Kroni, gjatë vitit 2021, ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Bene të njësisë administrative Shllak, bashkia Vau i Dejës, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin Emanuel Kroni, i cili po vuan dënimin për të njëjtën vepër penale.

-Nga specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. D., 29 vjeç, banues në fshatin Vallas, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 23.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi A. D. është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Vallas”, i zhvilluar në qershor të këtij viti, gjatë të cilit u sekuestruan 246 kg kanabis, u arrestuan 6 shtetas dhe u shpallën në kërkim 8 të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

-Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Shkodër u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Lekë Gjoni, 58 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, të cilin Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 22.11.2019, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...