18.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Rritja e investimeve amerikane në Shqipëri/ Tabaku: “Shqipëria është shumë pas në fushën e teknologjisë dhe kibernetikës”

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe ambasada e SHBA, që ka për qëllim rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri dhe për të modernizuar më tej qytetet tona.

Tabaku shprehet se Shqipëria duhet të përfitojë sa më shumë nga kompanitë e tenknologjisë, sidomos në fushën e informatikës dhe kibernetikës.

Statusi i Jorida Tabakut

Kënaqësi të isha pjesë e aktivitetit të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Ambasada Amerikane në lidhje me Smart Cities (Qytetet Inteligjente).

Një nismë tejet interesante për të rritur investimet e huaja amerikane në Shqipëri dhe për të modernizuar edhe më tej jetët dhe qytetet tona përmes teknologjisë.

Shqipëria duhet të përfitojë sa më shumë nga kompanitë e teknologjisë sidomos në fushën e informatikës, kibernetikës dhe jo vetëm. Nëse këto kompani janë me origjinë SHBA, një partner strategjik dhe jetik për ne, aq më pozitive është kjo qasje.

Fatkeqësisht Shqipëria është shumë pas në fushën e teknologjisë dhe kibernetikës. Sulmet e fundit kanë dëshmuar se Shqipëria nuk po shfrytëzon potencialin e mrekullueshëm të talenteve që ka në fushën e zhvillimit të programeve kompjuterike, Inteligjencës Artificiale (AI), web 3 e me radhë.

Sot mbas 200 mln euro investime ne ketë fushë e shohim se strategjia e qeverisë ka dështuar dhe e ka rrezikuar sigurinë kombëtare. Ne duhet të kemi një vizion dhe strategji të qartë mbrojtëse dhe ky sektor nuk mund të shihet si një “lopë koncesionare” apo si një hambar për t’u tenderuar.

Kjo mund të jetë dhe është një mënyrë dhe për të tërhequr investimet e huaja e për ta përdorur si brain gain për mijëra të rinj të talentuar që sot fatkeqësisht largohen.

Ndaj le të jetë kjo nismë, një hap me rëndësi dhe jetike për të shtyrë përpara jo vetëm investimet e huaja nga kompani me emër në fushën e teknologjisë. Por mbi të gjitha për të shndërruar vendin në një hub të zhvillimit teknologjik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...