Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur se kur do të jetë protesta e radhës dhe a do të jetë e koordinuar me PD-në për një tubim kombëtar.
Meta në konferencën për mediat tha se kanë sfidë “menaxhimin e padurimit” të qytetarëve.
“Pranvera e protestave ka nisur, e kuptoj padurimin, revoltën, problemi e sfida jonë është menaxhimi i këtij padurimi në mënyrë që ky padurim të kthehet në një forcë të vërtetë për ndryshimin e Shqipërisë dhe kështu do të ndodhë”.