36 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Putin alarmon botën: “Mos na shantazhoni me armë bërthamore, unë s’luaj blofin, të gatshëm të përdorim të gjithë arsenalin ushtarak”

Presidenti rus Vladimir Putin, mëngjesin e kësaj të mëkure po mban një konferencë të jashtëzakonshme për herë të parë që prej fillimit të luftë në Ukrainë.

Gjatë fjalës së tij ai u ndal edhe te çështja e armëve bërthamore, ku tha se Perëndimi po i shantazhon prandaj dhe Rusia është e gatshme të përdorë të gjithë arsenalin ushtarak për të mbrojtur popullin e saj.

“Perëndimi ka shkuar shumë përtej kufijve të agresionit kundër Rusisë. Janë ata që na shantazhojnë për përdorimin e armëve atomike. Unë i them Perëndimit: ne kemi kaq shumë armë me të cilat duhet të përgjigjemi. Dhe ne do të përdorim çdo burim për të mbrojmë popullin tonë”,  tha Putin.

Ai theksoi se Perëndimi është duke u përpjekur për të bllokuar çdo pavarësi dhe zhvillim si dhe ka shpallur “mobilizim të pjesshëm ushtarak ” në Rusi.

“Dekreti është nënshkruar. Është një çështje për të mbrojtur territorin tonë, vendin tonë . Perëndimi dëshiron të na shkatërrojë. Qëllimi ynë është të çlirojmë Donbasin, tashmë pothuajse plotësisht i çliruar. Perëndimi nuk dëshiron paqe mes Rusisë dhe Ukrainës. Unë i kam dhënë një mandat qeverisë për t’u dhënë status ligjor vullnetarëve që luftojnë në Donbas. Shumica e njerëzve në atë zonë historike në Ukrainë nuk duan të qëndrojnë nën zgjedhën e neo-nazistëve. Për ta arritur këtë (çlirimin e Donbass) operacioni special ushtarak është zgjidhja e pashmangshme. Objektivi që mbetet i pandryshuar. Sa i përket propozimit për një referendum për t’i kaluar Rusisë (në katër rajone të shpërndara midis Donbasit dhe Ukrainës jugore), ne i mbështesim ata popuj. Rusia do të bëjë gjithçka për të siguruar që referendumet të zhvillohen”, tha Putin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...