22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Nisin testimet e lidhjes 6G/ Shpejtësi më e madhe dhe lehtësim midis botës fizike dhe dixhitale

Edhe pse lidhja 5G nuk është ende e përhapur në të gjithë globin, testet për 6G, standardin e së ardhmes, kanë nisur.

Lidhja 6G premton të sigurojë shpejtësi më të madhe dhe të lehtësojë vazhdimësinë midis botës fizike dhe dixhitale për kryerjen e shumë prej aktiviteteve tona, duke përfshirë në metaverse. Më pas, inteligjenca artificiale do të luajë një rol në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave.

Sot, 5G mund të arrijë një maksimum prej 2 giga për sekondë. Për lidhjen e gjeneratës së gjashtë po flasim për 1000 giga në sekondë, pra 1 terabajt.

Për këtë arsye, ardhja e 6G përkufizohet edhe si kalimi nga ekonomia ‘giga’ në ‘tera’. Diskutimet për standardizimin e rrjetit 6G pritet të fillojnë rreth vitit 2025 ndërsa komercializimi i teknologjisë është planifikuar për vitin 2029.

 

Krahasuar me rrjetet 5G, protokolli jo vetëm që do të sigurojë shpejtësi më të mira të të dhënave, por edhe vonesë më të ulët dhe besueshmëri më të madhe.

 

Testet në 6G tashmë kanë filluar nga realitete të ndryshme. Ditët e fundit, LG në bashkëpunim me institutin ‘’Fraunhofer Heinrich Hertz’’ dhe ‘’Fraunhofer për Fizikën e Aplikuar të Gjendjes së Ngurtë’’ ka arritur një moment historik: ka demonstruar mundësinë e transmetimit të të dhënave në brezin midis 155 dhe 175 GHz deri në një distancë prej 320 metrash, duke mposhtur rekordin e tij të mëparshëm prej 100 metrash.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt testimit të 6G në mjedise reale, duke qenë se objektivi i deklaruar i standardit është të jetë në gjendje të shfrytëzojë qelizat e afta për të mbuluar, secila, një rreze prej 250 metrash për të ofruar shpejtësi lidhjeje në teori prej 1000 giga për sekondë, pra 1 terabajt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...