12.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Nga kondicioneri tek dushi, këto janë pajisjet që djegin më shumë energji elektrike

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka publikuar listën e orendive shtëpiake që shpenzojnë më shumë energji elektrike.Ajo rendit frigoriferin, kondicionerin, sobën elektrike, dushin për ngrohjen e ujit, lavatriçen, televizorin dhe ndriçimin.

Në postimin e saj ministrja shprehet se kursimi është ajo që duhet të bëjmë që të kemi energji elektrike.

“Çfarë aktivitetesh shtëpiake mbulojnë 800kwh? Lexoni tabelën dhe krahasoni konsumin tuaj mujor.Kursimi është ajo çka të gjithë duhet të bëjmë në këtë moment të vështirë të krizës energjetike në mbarë botën. Kursejmë që të kemi!”, shkruan Balluku.

Nga data i 1 tetor do të hyjë në fuqi vendimi i ERE-s për shtrenjtimin e energjisë elektrike për ata që shpenzojnë më shumë se 800kwh.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT