31.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Gjermania do të importojë gaz nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Scholz:” Jo më varësi nga një furnizues i vetëm”

Gjermania do të importojë gaz nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Në fund të dhjetorit pritet të arrijë në terminalin e ri në Brunsbüttel pranë Hamburgut një dërgesë e parë me gaz natyror të lëngshëm. Koncerni energjetik RWE me qendër në Essen nënshkroi kontratën përkatëse me Kompaninë Kombëtare të Naftës në Abu Dhabi (ADNOC) e cila është në pronësi të shtetit. Fjala është për një sasi prej mbi 137,000 metra kub gaz natyror të lëngshëm.

Nga viti 2023 kompania shtetërore e Emirateve do të dërgojë gjithashtu deri në 250,000 tonë naftë çdo muaj. Marrëveshja përkatëse u lidh me kompaninë energjetike të Saksonisë së Ulët Hoyer.

Scholz: Jo më varësi të reja

Gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe kancelari Olaf Scholz njoftoi se bashkëpunimi me Emiratet në sektorin e energjisë do të vazhdohet edhe më tej. Ne duhet të mbështetemi në sa më shumë furnizues të jetë e mundur për furnizimin me energji. Varësia nga një furnizues” me siguri që nuk do të na ndodhë më”, theksoi Scholz në Abu Dhabi. Deri kur Rusia nisi luftën agresore ndaj Ukrainës, Gjermania e importonte rreth 55 për qind të gazit të saj natyror nga Rusia.

Sipas agjencisë amerikane të energjisë EIA, Emiratet e Bashkuara Arabe renditen me rreth gjashtë trilion metra kub gaz në vendin e shtatë në botë për nga depozitat e gazit natyror. Deri tani Emiratet e Bashkuara Arabe kanë eksportuar gaz të lëngshëm kryesisht në Azi.

Kancelari Scholz tha “ne duhet të sigurojmë që prodhimi i gazit të lëngshëm në botë të avancohet në atë masë që kërkesa e lartë që ekziston të mund të plotësohet pa qenë e nevojshme që të përdoren depozitat e gazit që ekzistojnë në Rusi” dhe u shpreh për zgjerimin e prodhimit të gazit në shtetet e Gjirit Persik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...