27.7 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

“Për bashkimin e PD duhet shpirt”- Berisha i përgjigjet Alibeajt: Nga primaret nuk heqim dorë

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se nga primaret nuk do hiqet dorë teksa theksoi se çdo deputet i Partisë Demokratike, përfshirë grupin e Enkeled Alibeajt, ka të drejtë të propozojë apo të kandidojë në çdo bashki të vendit.

Berisha, gjatë një konference me gazetarët nga Gjirokastra, tregoi se do përfshihen aleatët në primare duke sqaruar se Meta “mendon të mbështesë tek kandidatët tanë dhe do përqendrohet në listën e këshillave”.

Sa garanci ka që grupimi tjetër i PD do të përfshihet në primare?

Çdo deputet ka të drejtë të propozojë, të kandidojë për çdo bashki të vendit, kjo jep përgjigjen më të plotë. Ne nga primaret nuk heqim dorë, është kategorike, është rithemelimi ynë.

Alibeaj tha se ‘Duhet shpirt për bashkimin real të PD, si e komentoni?

Garancia më e madhe për këtë është mundësia e tyre për tu propozuar dhe për të marrë pjesë vetë, për tu testuar me qytetarët dhe anëtarësinë.

Si do përfshihen aleatët në primare?

Është rënë dakord, Meta mendon se do mbështesë tek kandidatët tanë dhe do përqendrohet në listën e këshillave. Me aleatët e tjerë kemi rëndë dakord që pranojnë testimin e primareve dhe kërkojnë testim shtesë, ne s’kemi kundërshtim. Duam të kandidojë njeriu më me reputacion.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...