23.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Udhëzim i ri vjen për studentët, duke nisur nga ky vit leksionet në Universitetet publike me detyrim

Ndonëse duket se nuk do të jetë një vit i zakonshëm akademik, pasi në nisje të shkollës pedagogët kanë njoftuar protesta, një udhëzim i ri vjen për studentët e Universiteteve publike në vend. Duke nisur nga ky vit, studentët do të duhet të ndjekin leksionet, pasi janë bërë të detyruara.

Sipas një udhëzimi të miratuar nga Ministria e Arsimit, mësohet se fakultetet do të mbajnë regjistër mungesash në leksion dhe për seminaret dhe më pas do të bëhet orari i prezencës ku do të caktohet nëse do të futet apo jo në provim studenti. Përpos kohës së vitit të humbur, ata paguajnë tarifë shtesë si për provimet që lënë për vjeshtë, ashtu edhe tarifë vjetore në rast të përsëritjes së të gjithë vitit.

Në përfundim të vitit akademik, Ministria e Arsimit ka firmosur një udhëzim, atë nr. 13.datë 20.06.2022 për “Frekuentimin e procesit mësimor, sipas llojit të veprimtarisë mësimore në auditor dhe ciklit të studimit”, në të cilin përcaktohet sasia e orëve që duhet të frekuentojë në seminare e leksione çdo student, në varësi të llojit të ciklit të studimit që ndjek.

Në udhëzim thuhet se për studimet profesionale 2- vjeçare nevojitet së paku një pjesëmarrje në 50% të leksioneve, ndërsa për të kryer një Master Profesional duhet një pjesëmarrje në së paku 60% të orëve. Ndërkohë, për ciklin e tretë të studimeve pjesëmarrja është me e ulët, ku kërkohet frekuentim në 50% të orëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...