14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Vendi në udhëkryq”, Berisha: “Rama vendos mbi naftën taksën më të lartë në botë, Shqipëria ecën çdo ditë e më shumë në drejtimin e gabuar”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me banorët e Libohovës.

Gjatë fjalës së tij Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se vendi është në udhëkryq.

“Ju përshëndes shumë përzemërsisht, të gjithë banorët e Libohovës. Shpreh mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen e madhe që i keni dhënë demokracisë në Shqipëri për rolin e rëndësishëm. Unë vij sot te ju në një moment në një udhëkryq të vërtetë për Libohovën, Gjirokastrën dhe mbarë Shqipërinë. Vijë në një moment kur para syve tanë Shqipëria ecën çdo ditë e më shumë në drejtimin e gabuar. Para syve tanë shqiptarët largohen çdo ditë e më shumë nga vendi.

Para syve tanë varfëria, skamja, bëhen gjithnjë e më problem për shqiptarët. Vendi ka një qeveri e cila nuk përpiqet që të fshehë asgjë me arrogancën e saj për qytetarët, interesat e tij dhe problematikat e tij. Çmimi i energjisë është rritur. Në këtë kohë biznesit i rritet energjia nga 71 lekë dhe jua ngritën 2250 lekë. Këtë çmim e paguajnë qytetarët në gramaturën e bukës që blejnë. Thashë këtë shembull. Çfarë ndodh me turizmin? Bëhet ‘mollë e ndaluar’ për shqiptarët. Duhet të shkojnë të pushojnë në një vend tjetër se sa të zbresin nga Tirana në Jug. Vendi prodhon 1 mln ton naftë. Po çfarë përfitojnë shqiptarët? Shqiptarët përfitojnë çmimin më të lartë të naftës në Europë, 6-8 herë më të lartë se çdo vend tjetër i Europës. A nuk është kjo naftë mallkim për ne? Sepse Rama vendos mbi naftën taksën më të lartë në botë. Atë taksë e vendos sa është çmimi i naftës në Uashington.”, tha Berisha.

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...