11.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

“Ne jemi vend që prodhojmë energji nga ujërat”/ Berisha: “Rama i kontrollon çmimet e karburantit me Borde”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama kontrollon çmimet e energjisë me borde.

Nga Libohova Berisha tha se nuk ka lidhje rritja e çmimit të karburanteve me luftën në Ukrainë.

“Ky kontrollon çmimet me bordet e tij. Ç’punë ka lufta me ujërat tona. Ne jemi vend që prodhojmë energji nga ujërat. Ka zero ndikim lufta në Ukrainë, pasi ka zero ndikim lufta e Ramës. E vjedh. E shet KESH agjentëve tregtarë, me 40 euro, këta e shesin me 180 euro dhe lekët i ndajnë me qeveritarët. Shqiptarët janë të vetmit, pasi 99% e energjisë e kemi nga ujërat. S’kemi lidhje me naftë në Rusi dhe Ukrainë. Ne kemi çmimin e energjisë 30-40% më të lartë se Kosova, e cila e nxjerr nga qymyri me kosto me të larta dhe Maqedonia që të nxjerr me TEC-e, por këtu vidhet. Është histori e dhimbshme, e cila ka si rezultante largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria.

Edi Rama ka vendosur një sistem persekutimi ndaj shqiptarëve. Nuk ekziston kund në Europë sistem i tillë. Vijë këtu dhe kam qenë i prekur nga akti. Një mësuese për 30 vite, shembullore, i shërbeu fëmijëve tuaj, komunitetit tuaj dhe nxirret shtëpiake për qëllime politike. Skenar i turpshëm që tregon krizën morale të këtij regjimi.”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...