26.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Rritja e çmimit të naftës/ Petrit Vasili: “I vendosur nga një bandë hajdutësh dhe mafiozësh”

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje qeverisë që të ulë taksat dhe të lehtësojë qytetarët nga kriza e ekonomike, ndërsa ka denoncuar rritjen rekord të çmimit të naftës.

Sipas tij, vendet fqinje e kanë së paku 25% më lirë se ne çmimin e naftës, e cila dje shënoi 245 lekë për litër, më shumë se çdo herë tjetër. Ai tha se arsyeja se përse nuk ulet çmimi i naftës, është se vendi qeveriset nga një bandë mafioze.

“Rritja e çmimit të naftës, çmim i vendosur nga një bandë hajdutësh dhe mafiozësh. Pasqyra është çmimet në Maqedoni, Kosovë, dhe Mal të Zi, të cilët kanë mundësi shumë më të pakta se Shqipëria por kanë qeveri të përgjegjshme dhe jo një bandë mafiozësh. Çmimi i naftës në këto vende është të paktën 25% më lirë se tek ne.

Ulja e taksave zgjidhje, mundësia është në Kuvendin e Shqipërisë, prej 7 muajsh PL ka depozituar propozimi i projektligjit për heqjen e takës së qarkullimit dhe karbonit, mafia e ka bllokuar dhe nuk lejon as shqyrtimin e tij. E kanë bllokuar me urdhër politik. Duhet të reagojmë sa më parë, koha është sot, nesër është vonë për të gjithë”, tha Vasili.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...