8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Tabaku: “Kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese Bordin e Oligarkëve, po cakton çmimet më të larta të karburanteve në të gjithë rajonin”

Grupi parlamentar i PD-së, i përfaqësuar nga Enkeled Alibeaj, ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Bordin e Transparencës që përcakton çmimet e karburanteve.

Deputetja demokratike Jorida Tabaku, në një postim në Facebook, shkruan se “Bordi i Oligarkëve” po cakton çmimet më të larta të karburanteve në të gjithë rajonin.

jo shprehet se kjo është çështja primare që duhet të trajtojë Gjykata Kushtetuese, për shkak se është “barrë për ekonominë dhe familjet shqiptare”.

“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Bordin e Oligarkëve që sot po cakton çmimet më të larta të karburanteve në të gjithë rajonin!

Kjo duhet të jetë çështja e parë prioritare që duhet të trajtojë kjo Gjykatë si çështje e interesit publik, si barrë për ekonominë e për familjet shqiptare!”, shkruan ajo.

Vendimi erdhi një ditë pasi Bordi i Transparencës vendosi çmime rekord për karburantet.

Gjatë ditës së djeshme (7 tetor), Ministria e Financave njoftoi se çmimi i shitjes me pakicë të naftës do të jetë jo më shumë se 245 lekë/litri.

Rritje ka pësuar edhe benzina, e cila do të shitet me 204 lekë, ndërsa gazi do të tregtohet me 78 lekë për litër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...