12.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Berisha: “Në këtë mision takimi me qytetarët është rruga kryesore e jona për të bindur të tjerët, nuk kemi mjete të tjera”

Kreu i PD-së Sali Berisha foli për faktorët që mund të sjellin fitoren e kësaj force kundrejt një maxhorance që sipas tij, kontrollon mediat kryesore dhe ka edhe burimet financiare.

Ai tha se misioni i demokratëve është i takimeve me qytetarët dhe përdorimi i rrjeteve sociale.

“Ne si parti operojmë në kushtet kur mediat kryesore i kontrollon qeveria, kur burimet financiare i ka qeveria. Atë që nuk e ka në dorë qeveria, vendimin tonë për të përmbushur misionin që kemi. Në këtë mision takimi me qytetarët është rruga kryesore e jona për të bindur të tjerët. Të takojmë të takojmë të takojmë njerëzit e lirë që diskutojnë për probleme, për vlera, për zgjidhje dhe alternativa janë njerëz me ideale. Janë njerëz të cilët arrijnë të përmbushin misionin e tyre. Ne nuk kemi mjete të tjera. Ne duhet të takojmë çdo ditë. Secili prej nesh duhet të ketë një kohë të caktuar t’i kushtohet këtij misioni”, deklaroi Berisha.

Ai tha se ‘një armë shumë e fuqishme në duart tona që përdoret më pak se ç’duhet janë rrjetet sociale, ‘Facebook’, ‘Instagram’, ‘tik tok’.

 

“Ne sot partia në pushtet na dominon, ka 2-3-fishin e postimeve krahasuar me ne, por ata nuk kanë një gjë. Nuk kanë interesin e publikut. Interesi i publikut është dy herë më i lartë për opozitën, sa e shfrytëzon opozita. Kjo kërkon që ne çdo ditë të flasim në mediat sociale, të shkruajmë, të kritikojmë dhe të paraqesim alternativa në rrjetet sociale. Rrjetet sociale janë nën 45 vjeç mjeti kryesor i komunikimit. Nëse duhet të ecim drejt shtresës gri, pa të cilët nuk fitohet. Aftësia jonë për të tërhequr ata, përcakton fitoren. Ne duhet të jemi në lartësinë e misionit”, deklaroi Berisha.

 

Ai shtoi se kërkohet që secili nga ne të ketë një program ditor. “Çdo anëtar i yni të bëjë takime. Më thonë mua ndonjëherë të vijë ky, të vijë ai. Ju i keni oratorët në mesin tuaj. Ju e dëgjoni në foltore, sa bukur flasin, sa të kthjellët dhe çfarë argumentesh japin. Unë e dëgjova, ai me 8 klasë ishte, por unë e dëgjova me kënaqësinë më të madhe Martin Jakun, argumentet e tij, në kushtet më çnjerëzore ishte, në çadër ishte. Ai thoshte nuk largohem kurrë nga ky vend, Edi Rama do të më largojë, por unë nuk largohem. Ne i kemi njerëzit, bashkë me ta duhet të ecim te qytetari, qytetari pret që ne ta takojmë dhe ne do ta takojmë. Unë këtë rrugë di, nuk e kemi pasur të lehtë. E kemi pasur më të lehtë në 1991 se ai sistem po binte në gjithë Europën, kurse tani është ndryshe. Ka dhe një mbështetje të fuqishme. George Soros është sot armik kryesor i forcave konservatore dhe i qendrës së djathtë në botë. Një njeri që ka dhënë 18 mld dollarë në Europë për axhendën e majtë. Por s’do donte asnjë fitore përveç të majtëve në Europë, por europianët medojnë ndryshe. Nuk ka një fatalitet këtu”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT