25.4 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Tri raketa të lëshuara nga Rusia drejt Ukrainës përmes hapësirës ajrore të Moldavisë”/ Moldavia thërret për shpjegime të dërguarin rus

Moldavia tha më 10 tetor se raketat rusen që kishin për shënjestër Ukrainën kaluan përmes hapësirës së saj ajrore.

Kjo shtyu Moldavinë që të thërrasë në bisedë të dërguarin rus, për t’i kërkuar shpjegime.
“Tri raketa të lëshuara nga Rusia drejt Ukrainës mëngjesin e sotëm, u lëshuan nga anijet ruse në Detin e Zi. Ato kaluan përmes hapësirës ajrore të Moldavisë”, shkroi në Twitter ministri i Jashtëm i Moldavisë, Nicu Popescu.

“E kam udhëzuar ambasadorin rus që të vijë në takim për të ofruar shpjegim”.

Popescu shprehu zemërim për shumë sulme të kryera mëngjesin e së hënës në qytetet ukrainase, pasi Moska fajësoi Ukrainën se ka kryer shpërthime në urën që lidh Krimenë me Rusinë.

 

“I tmerruar nga sulmet e shumta me raketa në qytetet në mbarë Ukrainën, përfshirë në kryeqytet, Kiev, duke shënjestruar caqet civile. Rusia duhet të ndalë vrasjet”, tha ai.

 

Popescu tha se zyra e tij ka qenë në kontakt me stafin në Ambasadën e Moldavisë në Kiev dhe tha se të gjithë janë të sigurt “dhe po strehohen nga këto sulme të pakuptimta ndaj civilëve”.

Sikurse Ukraina, edhe Moldavia është shtet i dalë nga ish-Bashkimi Sovjetik, dhe ka një Qeveri pro-perëndimore.

Qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, qindra mijëra refugjatë ukrainas janë strehuar në Moldavi.

Moldavia, së bashku me Ukrainën, kanë fituar statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, në dritë të pushtimit rus.

Moldavia ka një rajon të shkëputur, Transnistrinë, që armatoset dhe mbështetet nga Rusia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...