36.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Amnistia fiskale/ Ministrja Ibrahimaj: “Është në konsultim me partnerët tanë, nuk kemi një datë për miratimin  këtij ligji”

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se amnistia fiskale është ende në diskutim dhe nuk ka një datë kur do të miratohet.

Në përfundim të mbledhjes së sotme të qeverisë, ajo u shpreh se paralelisht po punohet edhe me aktet nënligjore, në mënyrë që ligji kur të miratohet të jetë i plotësuar.

“Amnistia fiskalë është një ligj i veçantë dhe nuk është parashikuar në pr/ buxhetin që sapo u miratua. Është në konsultim me partnerët tanë, me palët e interesit dhe nuk kemi një datë për miratimin  këtij ligji. Ne po punojmë që paralelisht me këtë të hartojmë aktet nënligjore që kurdo që të arrijmë në një ligj final të kemi gati infrastrukturën për procedurat e kërkuara”, u shpreh ministrja.

Ajo u pyet edhe për takimin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke thënë se tek presidenti u raportua për masat e marra.

“Në fakt është roli i Presidentit që të thërrasë këshillin e sigurisë për çështje të ndryshme, diskutuam për situatën aktuale, ku çdo institucion raportoi për masat e marra, nivelin e goditjes dhe masat që do të merren për të parandaluar sulmet që mund të vijnë në të ardhmen”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...