31.8 C
Tiranë
Friday, July 3, 2026

Gjekmarkaj takim me ambasadorin gjerman: “Zhvillimet në PD, mundesitë dhe format që duhen eksploruar për bashkimin e pjesëve të saj”

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Republikes Federale Gjermane Peter Zingraf.

“Një bisede realiste” thotë Gjekmarkaj e zhvilluar mbi çështjet “akute te integrimit europian të shqiptareve, një enderr kjo shekullore e cila tek roli e ndihma e Gjermanisë si forca më e madhe ekonomike, politike e integruese e kontinentit shpreson të shelbehet”.

Gjekmarkaj thote se ka biseduar me ambasadorin edhe lidhur me mundesite qe duhen eksploruar per bashkimin e PD-se.

“Po aq sa dhe trajektoret e demokracisë së brendshme, dinamikat plot paradokse në bashkebisedimin tonë ishin zhvillimet në Partinë Demokratike, mundesite dhe format që duhen eksploruar për bashkimin e pjeseve të saj duke ruajtur vlerat perendimore mbi të cilat ajo është themeluar.

E Informova z. Ambasador per insiativen e djeshme të grupit parlamentar të PD-së për të mandatuar z. Gazmend Bardhi qe të bisedojë mbi mundesinë e bashkëpunimit me pjesën tjetër të PD-së mbi zgjedhjet lokale me një kantidat në sintoni me kerkesat e qytetarve dhe interesave të frontit opozitar pa vënë kushte dhe pa pranuar të tilla”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shumë shpejt do të shihemi në Kosovë”/ Bedri Hamza zbulon mesazhin që i përcolli...

0
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë,...

16 shtatori vendimtar për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin! Haga cakton datën e shpalljes...

0
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë caktuar datën e shpalljes së aktgjykimit për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi,...

“Ronaldo nuk dorëzohet!”/ Portugalia përmbys Kroacinë dhe siguron biletën për në 1/8-at e Botërorit

0
Portugalia ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me përmbysje 2-1 Kroacinë në sfidën e zhvilluar në...

Tragjedi në Vlorë/ 23-vjeçarja dyshohet se humbi jetën pasi konsumoi fotoksinë, prek me fjalët...

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Xhyherinë, në Vlorë, ku një 23-vjeçare, e identifikuar si Ola Metani, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë...

‘Më dhunuan sapo dola nga banesa’/ Sulmohet analisti Ilir Demaliaj, policia shpall në kërkim...

0
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar nga dy persona në afërsi të banesës së tij, në një ngjarje që ka shkaktuar reagime. Nga pamjet e publikuara,...