34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Konfirmohen drejtuesit e departamenteve të Arsimit dhe Ekselencës brenda PD

Partia Demokratike ka zgjedhur drejtuesit e Departamenteve të Arsimit dhe Ekselencës. Zgjedhjet janë zhvilluar ditën e djeshme, gjatë pasdites të së martës.

Rezultatet e bëra medije pas numërimit të votave:

– Lili Sula, u zgjodh drejtuese e Departamentit të Arsimit të Lartë, Shkencës dhe Innovacionit
– Andi Mustafaj, Drejtues i Departamentit të Brain Gain dhe Ekselencës – për rrjetin ndërkombëtar
– Elior Vila, Drejtues i Departamentit të Brain Gain dhe Ekselencës – për rrjetin kombëtar.

Njoftimi i Plotë:

Zgjidhen drejtuesit e departamenteve të Arsimit dhe Brain Gain/Ekselencës. Hapje ndaj kontributeve më të mira akademike dhe profesionale.
Vijon ngritja e departamenteve në Partinë Demokratike. Pasditen e së martës u zhvilluan zgjedhjet për Departamentin e Arsimit dhe Departamentin Brain Gain dhe Ekselencës.

Për departamentin e Arsimit të Lartë, Shkencës dhe Innovacionit kandiduan:

1. Ilirjana Kucana
2. Lili Sula

Për Departamentin e Brain Gain dhe Ekselencës, kandiduan:

1. Ana Perduka
2. Andi Mustafaj
3. Elior Vila

Me shumicën e votave të anëtarëve,

– Lili Sula, u zgjodh drejtuese e Departamentit të Arsimit të Lartë, Shkencës dhe Innovacionit
– Andi Mustafaj, Drejtues i Departamentit të Brain Gain dhe Ekselencës – për rrjetin ndërkombëtar
– Elior Vila, Drejtues i Departamentit të Brain Gain dhe Ekselencës – për rrjetin kombëtar.

Grupit të punës iu bashkuan nëpërmjet platformës online pedagogë nga Universitetet më të mira në Amerikë, të rinj ekselentë të shkolluar e punësuar jashtë vendit, të cilët kanë dëshirën për të kontribuar për vendin e tyre.

Pak ditë më parë në Departamentin e Sigurisë Publike drejtues u zgjodh z. Avenir Peka.

Për herë të parë, Partia Demokratike, fut votimin on-line për zgjedhjen e drejtuesve të departamenteve duke i dhënë mundësinë e votës çdo anëtari departamenti që do të dojë të shprehë me votë zgjedhjen për drejtues departamentesh, pavarësisht ku ata ndodhen.

Procesi i ngritjes së departamenteve pranë Partisë Demokratike është një platformë që mundëson përthithjen e kontributeve më të mira akademike dhe profesionale dhe ekselencave në fusha të ndryshme, por edhe për hapjen e Partisë Demokratike ndaj shoqërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...