27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Grabitet gjimnazi në qëndër të Beratit, vidhen 20 Ipad nga kasaforta

Pre e grabitësve ka rënë mbrëmjen e djeshme gjimazi “Babë Dudë Karbunara” në qendër të qytetit të Beratit. Mësohet se hajdutët kanë thyer xhamin e dritares së katit të dytë të ndêrtesës dhe pasi kanë marrë 20 IPode (tableta) që ndodheshin në një tip kasaforte janë larguar ne vrap.

Ata janë pikasur nga roja e shkollës, i cili ka njoftuar policinë. Shkolla tashmë është nën mbikqyrjen e policisë dhe pritet mbërritja e ekspertëve kriminalistikë që do kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Gjimazi Babë Dudë Karbunara ishte duke u boshatisur prej disa ditësh pasi do të shembet për tu rindërtuar nga e para. Mësohet se shumica e materialeve të shkollës janë hequr, ndërkohë që kasaforta do të largohej ditën e nesërme me vinç, për arsye të peshës së saj. Dyshimet e para lidhen me faktin se hajdutët kanë qenë të mirë informuar për heqjen e kasafortës dhe kanë ndërmarë vjedhjen mbrëmjen e djeshme.

Në Komisariatin e Policisë së Beratit është shoqëruar për të dhënë dekratat e tij roja i shkollës, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve) të vjedhjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...