34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Shqiptarët që kërkojnë azil/ Rama: “Qeveria britanike na thotë ‘duhet t’i ndaloni’. Po si mund të vëmë rregull ne atje?”

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në një prej paneleve të Kongresit të Partisë së Socialistëve&Demokratëve Europianë në Berlin, ka folur dhe për problemin e shqiptarëve që largohen dhe kërkojnë azil në Britani.

Duke folur për kërkesat e qeverisë britanike që këta persona të ndalohen, Rama tha se nuk është e mundur që qeveria shqiptare të vendosë rregull atje.

“Dua të ndaj këtu edhe anën tjetër të historisë që ka të bëjë me njerëzit që kërkojnë azil, të rinjtë që kërkojnë azil së fundmi në Britani.

Qeveria britanike na thotë; ‘’Duhet t’i ndaloni’’. Po si mund të jetë puna e qeverisë së Shqipërisë që të verë rregull në kanal atje? Nuk e di.

Ajo çfarë di është që nëqoftëse nuk ia dalim të shkojmë në origjinë, në burim të problemit, dhe nëqoftëse vazhdojmë të flasim për Europën demokratike, për vijën e përbashkët të demokracive kundër autokracive e kështu me radhë dhe pastaj të na mungojnë veprat kur vjen fjala për të vepruar së bashku, jo vetëm sa i takon solidaritetit, por edhe për objektivat e përbashkëta dhe në një kuptim të përbashkët, ne do të humbim shumë, sepse ka një avantazh të madh me të cilin përballen demokracitë kur luftojnë autokracitë e jo më kur bëjnë një luftë.

Kufiri i dhembjes së personave që jetojnë në diktaturë dhe në regjime mizore është shumë më i lartë sesa kufiri i dhembjes së njerëzve që jetojnë në demokraci”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...