31.4 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Krimi është kancer për zhvillimin e  vendit”/ Meta: “Do i japim goditjen në themel këtij sistemi, që e ka bërë Rama”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se do i jepet “goditja në themel sistemit të ngritur nga kryeministri Edi Rama”.

Gjatë një takimi me të rinjtë e PL, Meta theksoi se krimi është kancer për zhvillimin e  vendit dhe se të rinjtë shqiptarë janë burgjeve të Evropës.

“Të rinjtë do të kenë zërin e tyre në Këshillin e Tiranës dhe këshillat e bashkive të tjera, gjysma e kandidatëve do të jenë të rinj e të reja. Kjo do i ndihmojë të përballojë dhe shpenzimet e larta të jetesës.

Qeveria të plotësojë menjëherë kërkesat e pedagogëve, është e mundur. Kërkesat të drejta dhe të logjikshme, qoftë mjafton që qeveria të mos vjedhë më, ose të mos vjedhë kaq shumë. Është çështje prioritetesh.

Ju i dini aferat me të cilat vidhen shqiptarët, si ajo e inceneratorëve. Investime luksoze në kohë krize, kryeministri vetë nuk kursen.

Maqedonia vendosi të mos marrë pjesë në Eurovision për të shkurtuar shpenzimet dhe pët u solidarizuar me qytetarët.

Do i japim goditjen në themel këtij sistemi, që e ka bërë Rama dhe ministri i Brendshëm që thotë “nuk ka zhvillim pa krim”.

Krimi është një kancer për zhvillimin e një vendi. Shqipëria vendi i parë për numrin e të burgosurve në Evropë. Ata që drejtojnë gjithë këto operacione, marrin lejet dhe paratë kanë mbështetjen e qeverisë. S’duam që të rinjtë të largohen por të mbështeten nga shteti, qeveria dhe pushteti vendor që të çojmë vendim përpara. Do mbështesim të rinjtë”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...