23.5 C
Tiranë
Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Me lot në sy, babai i Martin Çeços rrëfen si mashtruan të birin! Nxjerr emra të tjerë për ekzekutimin e 26-vjeçarit

Një 18-vjeçare me emrin Tina Pajollari ka krijuar një telenovelë të vërtetë në Korçë, me një vitimë, Martin Çeçon, i dashuruar pas Tinës dhe që donte të fejohej me të. Nga një vajzë që kishte futur në sherr burra të martuar dhe beqarë, Tina del që ka qenë edhe dëshmitare në vrasjen e Martin Çeços nga i dadhuri tjetër i saj. Në skenë del edhe Xhoni Potka, ish kunati i Tinës, i cili donte t’ia shiste Tinën, Martin Çeços për 2.5 milionë lekë.

Me lot në sy dhe i dëshpëruar nga humbja e të birit në moshë të re për shkak të një krimi pasioni, Nevzat Çeço ka rrëfyer për gazetarin e Report Tv, Armand Braho momentet e fundit me 26-vjeçarin Martin Çeço, i cili u vra mbrëmjen e 12 qershorit.

‘Molla e sherrit’ ishte Martina Pajollari, e njohur si Tina, tashmë në pranga pasi ka konfirmuar para policisë se ka qenë e pranishme në vendin e krimit. I ati i Martin Çeços zhvendos vëmendjen tek persona të tjerë, jo tek 4 të arrestuarit që prej qershorit ndodhen pas hekurave. Sipas tij, e gjithë ngarja është kryer nga ish kunati i Martinës (burri i motrës), së bashku me të tjerë pasi i kanë kërkuar 2.5 milionë lekë tëvjetra 26-vjeçarit për mblesërinë me Tinën.

Ish burri i motrës së Tinës, i quajtur Xhoni Potka, kishte takuar në byrektore të atin dhe Martinin, të cilit i kishte premtuar se do t’i bënte Tinën për nuse. Ndërkohë Nevzati tregon se ka takuar dhe motrën e Tinës, ish gruan e Xhoni Potkës para se të ndodhte biseda për mblesërinë sepse i kishte blerë një top djalit të Xhonit se po qante.

Për tu kthyer tek mblesëria e premtuar nga Xhoni, pas takimit në byrektore, ai i bllokoi numrin Martin Çeços dhe humbën komunikimin. Sipas të atit, e gjithë kjo situatë mërziti 26-vjeçarin. Në rrëfimin e tij tregon detaje nga takimi me Xhonin deri tek komunikimi i të birit me Tinën. Nevzat Çeço përmend edhe një tjetër, Erzatin, kushëri të Tinës që i kishte thënë se do të hynte si mblesë, por më vonë hoqi dorë, ndonëse i kishte marrë para.

“Kjo i bënte vjersha në celular. Mua ma ha mendja që në këtë ka gisht më shumë ai që i ka marrë lekë djalit dhe një tjetër që ka hyrë në burg. Edhe ai Erzati i ka marrë para djalit. E kam dëgjuar unë, Xhonin e ka lënë e shoqja. Me këta ma ha mendja më shumë se i kanë marrë paratë. Tinën ky e patur kushërirë, Erzati hyri në mblesëri, nuk e bëri dot. Pastaj më tha të fus Xhonin, se me të atin e Xhonit kisha ngrënë e pirë unë.

Hyra me djalin në byrektore, ky ishte atje. U ulëm atje, u njohëm, pimë dhe nga një birrë. Pas një jave takoj plakun dhe nusen e Xhonin me gjithë fëmijë. Ja shtruam atje, u hodh vjehrri i tha nuses, ka një djalë të mirë të urtë, t’ia bëjmë Tinën. Pastaj Xhoni i tha djalit, ta bëj unë por dua kaq lekë. 500 mijë mori ai i mblesës, 1 milionë Xhoni dhe 1 milionë shoku i Xhonit. Pastaj djali më tha që Xhoni me bllokoi, nuk foli më. Që në atë kohë, djali u mërzit. Kishte shkuar 2 herë për ta takuar, ky i kishte thënë “Ik p*rdhu se nuk më ke dhënë para. Që atë kohë, djali u mërzit”, tha Nevzat Çeço.

Megjithatë tentativa për fejesë nëpërmjet mblesatarëve, lidhi dhe komunikimin ndërmjet të rinjve në telefon.

“Ky fliste shpesh, por kjo i bënte vjersha. I thoshte duhet të mendohesh mirë se bie në humnerë”, tha Nevzat Çeço.

Ndërsa për natën kur dyshohet se u ekzekutua, një telefonatë nga dikush i panjohur e ka nxjerrë Martinin nga banesa, siç deklaron dhe vetë ati i tij, por që nuk kishte dijeni kush fshihej pas asaj telefonate misterioze.

“Të nesërmen në mëngjes e mori në telefon, nuk e di a ishte Tina, por zë femre ishte. Edhe në mbrëmje, zë femre ishte. Nëse e bëri këtë punë, si ka mundësi që e merrte në telefon të nesërmen”, tregon Nevzati.

Po atë natë, kishte dalë vetë të kontrollonte për të birin, madje i kishte shkuar në mendje menjëherë rezervuari por se kishte gjetur. Atij i bën përshtypje se si u gjet në të njëjtin vend pas 3 ditësh nga policia.

“Jashtë isha atë natë dhe unë. Sapo kontrollova, shkova nga rezervuari, as zhurmë, asgjë. Si ka mundësi? Asgjë nuk pashë. Derisa u gdhi, jashtë isha”, tha Nevzat Çeço.

Ndonëse babai nxjerr emra të rinj për vrasjen, hetimet e thelluara treguan se 18 vjeçarja Martina Pajollari ka pasur rol në vrasjen e të riut, i cili donte të fejohej me të. Dyshimet e para thonë se Tina Pajollari, ka qenë personi që ka nxjerrë në pritë Martin Çeçon mbrëmjen që u ekzekutua.
Nga dëshminë e saj ka pranuar se ishte e pranishme në vendin e krimit, por më pas para mediave e ka mohuar duke thënë se është ndjerë nën presionin e policisë. Të dyshuar për vrasjen që tashmë ndodhen pas hekurave janë Valter Mollaj i mbështetur nga Edlir Mollaj dhe i shoqëruar nga bariu i tij Blenti Angjo.

Dëshmia e saj në polici se ka qenë në vendin e krimit ku u ekzekutua Martin Ceco dhe u inskenua si vetëvrasje është mbështetur dhe nga Blenti Angjo. Pista e hetimit lidhet vetëm me vrasjen për shkaqe xhelozie, pasi paraprakisht dyshohet se vajza ka pasur lidhje dashurie me 43 vjeçarin Valter Mollaj, i martuar. Fakti që të rinjtë flisnin shpesh me njëri tjetrin zemëroi Valter Mollajn, i cili planifikoi vrasjen e të 26 vjeçarit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT