31.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Rama mblodhi kryesinë e PS: U mblodhëm për të ndarë detyrat për zgjedhjet vendore

Kryeministri, Edi Rama ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, Rama tha se mbledhja kishte patur në fokus ndarjen e detyrave për nisjen e fushatës sa i takon zgjedhjeve vendore.

Ai shtoi se duke nisur nga nesër, përfaqësuesit e PS do të kishin takime në terren me qytetarët dhe komunitetet e ndryshme të vendit.

Edi Rama: Jemi mbledhur për të ndërmarrë edhe detyrat në bazë të këtij aktiviteti që nis nesër dhe shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Kemi hyrë në një kërcënimi të madh botërisht. Ne si pjesë e Europës jemi të detyruar të përballemi me kërcënime q vijnë nga një agresion në dyert europiane që ka sjellë përveç krimeve të panumërta në Ukrainë edhe rritjen e çmimeve të energjisë, të produkteve bazë në tëgjithë botën, por edhe në Europë dhe në Shqipëri. Kostot që i paguajmë veprimeve të një diktatori si Putin. Por edhe pse nuk e sollëm ne inflacionin na takon të bëjmë gjithcka për të lehtësuar peshën e kësaj lufte mbi shpatullat e familjeve. Për këtë arsye do vazhdojmë të bëjmë gjithcka mundemi. Po finalizojmë buxhetin e vitit të ardhshëm i cili është dyfishi i buxhetit të vitit 2013.

Do vazhdojmë të qëndrojmë me këmbëngulje tek plani për të mbrojtur familjet nga cmimi i energjisë. Unë uroj të kemi shiun e nevojshëm pasi dihet se jemitëvarur nga burimet ujore. Duke pasur më shumë prurje shiu, do kemi më pak nevojë të dalim në njëtreg. Edhe sikur të kemi plot hidrocentralet, Shqipëria nuk prodhon për të përmbushur të gjithë nevojat. Jemi të bindur se do e përballojmë këtë dimër që do jetë i vështirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...