36.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Alibeaj thirrje deputetëve të të bien dakord për hapjen e plotë të dosjeve të ish-sigurimit të shtetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të bien dakord për hapjen e plotë të dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.

Komentet Alibaj i ka bërë teksa po fliste në mbledhjen e Komisionit për Çeshtjet Ligjore, ku ka theksuar se shqiptarët nuk duhet të mbeten në errësirë.

Ai ka shtuar se është dakord vetëm me një kufizim për hapjen e dosjeve, atë të moscënimit të sigurisë kombëtare.

“Momenti është tani, sidomos tek neni 29 i shumpërfolur. Ai përmbys të gjitha dispozitat e ligjit të dosjeve, që vendosin kufizime në hapjen e tyre. Të shkallmohet dera, që mban të mbyllura dojet e sigurimit, juve thoni hajde shohim këto frëngjitë e vogla e ndërkohë publiku mbetet në errësirë. Është paraqitur sipas procedurës.

Edhe kur hidhen nenet në votim hidhet i pari amendamenti që është më i largët, pra ky i joni. Dosjet të hapen pa asnjë kufizim, pra vetëm me kufizimin që të mos cënohet siguria kombëtare. Me këtë jam dakord. Ajo që po pretendojmë ne është shumë herë më tepër, jo vetëm të kontrollohet, por të mos kontrollohet nga një dotë e vetme”, është shprehur Alibeaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...