12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Universitetet e vendit ishin sot në grevë”/ Berisha: “Bojkoti i mësimit synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka mbështetur protestën e pedagogëve të universiteteve publike në vend.

Berisha komentoi  nisjen e vitit të ri akademik me bojkot të mësimit dhe protesta, pasi kërkesat e pedagogëve kanë rënë në vesh të shurdhër nga qeveria.

Sipas tij, vendimi i bojkotit të mesimit synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona. Berisha theksoi se paga e pedagogëve shqiptarë nuk krahasohet me ato të rajonit, pasi janë më të ulëta.

“Sot universitetet e vendit ishin në grevë dhe unë dua të përshëndes të gjithë ata pedagogë, punonjës e studentë që u përgjigjën thirrjes së sindikatave të tyre për të nisur një grevë të fuqishme e cila ka objektiv kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të Sindikatës së Universiteteve.

Pas qendrimit cinik, arrogant, të papërgjegjshëm të qeverisë, Sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve.

Ky vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm, që synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona.
Nuk po kërkojnë asgjë tjetër veçse ato që sot gëzojnë kolegët e tyre të universitetit të Prishtinës. Sot pagat janë dy herë më larta në prishtinë se sa në Tiranë . për shkak të rritjes së çmimeve qeveria në Kosovë vendosi të japë 100 euro për studentët. Në Shqipëri qindra mln euro vidhen për re djegësa që nuk ekzistojnë, vidhen mln euro dhe shpërdorohen, 4 mln për xhepin dhe syrin e Ramës, për instalacion druri”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...