36.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Hodhën poshtë propozimin për hapjen e dosjeve/ Alibeaj: “PS është trashëgimtare e Partisë së Punës, treguat fytyrën tuaj”

Komisioni i Ligjeve nuk pranoi një amendament të kreut të grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj për hapjen e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit nga nëntori 1944 deri në korrik 1991.

Shumica socialiste vendosi të mos e marrë në konsideratë këtë amendament.

Gjatë debatit në Komision, Alibeaj deklaroi se “mazhroanca në Komision tregoi fytyrën e vërtetë duke mos votuar hapjen e dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit”.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka mbështetur propozimin e tij për hapjen e plotë të dosjeve duke e mbështetur këtë në argumentin se në këtë mënyrë viktima nuk do shantazhohet politikisht.

Pjesë nga replikat

Enkelejd Alibeaj: Jam i qetë. Ne kemi detyrim si përfaqësues të njerëzve të themi ato që njerëzit duan. Nuk jam duke ju paragjykuar. Vota juaj kundër hapjes së dosjeve që sapo bëtë. Duhet të jem i hapur zoti Qefalia abstenoi.

Dëgjova këtu nga një parafolës që tha sikur po kërkoni të mbroni viktimat e sigurimit të shtetit sepse duke u hapur dosjen gërryen plagë të vjetra. Ju maxhoranca, shkaktarë të dhimbjeve. Unë përfaqësoj atë që është interes publik. Jam nga ata që jam shumë i kujdesshëm. Duhet të ketë vetëm një mundësi. Partia Socialiste është trashëgimtare e Partisë së Punës.

Klotilda Bushka: Ndërpritet fjala.

Enkelejd Alibeaj: Si sigurimi i shtetit. Të heq edhe fjalën tani

Ermonela Felaj: Mos u bëj si viktimë

Enkelejd Alibeaj: Klotilda të jap argumentin për çështjen konkrete. Hidhi të gjitha nenet dhe merr vesh votën

Klotilda Bushka: Ju po i kaloni në diskutime politike. Duhet të flasim për interesin publik.

Enkelejd Alibeaj: Sapo votuat kundër amendamentit. Dhe argumenti ishte ky të mos hapen dosjet e sigurimit. Si përfaqësues modest i asaj pjese, nuk dua ta kthej në çështje politike sepse nuk është e udhës. Duhet të ishte në nderin e kujtdo këtu të votonte hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit. Vetëm në këtë mënyrë edhe viktimat nuk do jenë pre e shantazhit politik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...