27.7 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Propozimi i Partisë së Lirisë për panelet diellore/ Meta: “Është në interes të qytetarëve”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli në konferencën për gazetarët në lidhje me propozimin e partisë së tij për energjinë e rinovueshme.

Ai u shpreh se kjo është në interes të qytetarëve dhe garantimit të mbështetjes ndaj tyre për të ardhmen.

“Kjo është në interes të qytetarëve dhe garantimit të mbështetjes për të gjithë të tjerët në të ardhmen. Nuk mund të dekurajohen më. Me pengesat e sotme ndodh që një familje investon për panelet diellore dhe në rast se do të miratoheshin menjëherë kërkesat tona do të ishte e mundur që problemin e energjisë ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë.

Shlyen detyrimin dhe pas 3-4 vitesh energjinë e ka të siguruar dhe i kthehet edhe në kontribues për të gjithë sistemin. Sot ndodh që një familje që ka investuar në panele diellore çdo muaj i bëhet fatura.  Nuk paguan. Nëse në korrik ka harxhuar 500-600 kilovat dhe ka prodhuar deri në 2 mijë. Për këtë diferencë që e ka prodhuar vetë me investimin e vet, këtë ia merr OSHEE-ja .

Dhe OSHEE ju e dini se çfarë bën. Kjo dekurajon çdo familje që të bëjë investime. Por njëkohësisht atij nëse do i duheshin 3-4 vjet për të shlyer investimin që ka bërë do i duhen 12 vjet. Ndërsa me propozimet ton ai jepet fund burokracive dhe çlirohet një potencial i jashtëzakonshëm në të gjithë vendin që do të çlironte uljen e varësisë nga importi. Është në provë tani se çfarë do bëjë me këto propozime konkrete”, u shpreh Meta.

‘Iniciativat e PL që depozituam sot i vijnë potencialisht cdo familjeje shqiptare, cdo biznesi, sipërmarrje të vogël, për vetëprodhimin e energjisë pa asnjë pengesë e burokraci, krijojnë potencial shumë të madh për kapacitetet prodhuese të vendit, ul humbjet në rrjet dhe e pavarëson jo vetëm Shqipërinë nga cdo ndikim i krizave por pavarëson e familjet e bizneset nga një qeveri hajdute sot por potencialisht dhe e rrezikshme nesër”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër deputeti Petrit Vasili shpjegoi procedurat e lehtësuara për ata që kanë kapacitete financiare për të ndërmarrë këtë iniciativë. “Ndryshimi i parë ka të bëjë me lehtësimin e procedurave që të prodhojnë ata që kanë kapacitete financiare. Heqim kufizimin që të mos jenë kompetencë e ministrisë. Për kapacitete më të larta vazhdon këshilli i ministrave. Ndërtimi i këtyre ka lidhje edhe me një element shumë konkret që të jepet mundësia dhe pika e lidhjes.

E dyta ligji që ka të bëjë me nxitjen e përdorimit të energjive të rinovueshme.  Bilanci të jetë vjetor i cili në raport me tregun dhe mundësitë ta përdorë për vete dhe të nxirret në treg. Këto janë ndryshime shumë konkrete dhe të vonuara sepse duhet të ishin bërë. Objektivi ka qenë që 38% e energjisë në vend të mbulohet me energji të rinovueshme”, u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...