18.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Flet i fejuari i Pajollarit: Njihem prej 3 muajsh me Tinën, qante kur e pyesja

Ka folur i fejuari i Martina Pajollarit, një e re nga Maliqi, pasi grupi hetimor ka siguruar prova që e implikojnë atë në vrasjen e të dashurit të saj, Martin Çeço.

Ajo dyshohet se ka parë nga afër mbytjen me litar të tij dhe hedhjen në rezervuar. Ai theksoi se me Martinën njiheshin prej 3 muajsh dhe se ajo i ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe vrasjen e Martin Çeços.

“Unë jetoj në Marjan prej dy vitesh dhe merrem me bagëti këtu në mal. Njihem prej 3 muajsh me Tina Pajollarin, kemi folur prej 15 ditësh në telefon dhe pastaj jemi takuar. Më pas jemi lidhur, qëndruam prej 15 ditësh në fshat dhe pastaj e mora në shpi. Ne të martuar nuk jemi me letra, por familjes së saj iu thashë që unë Tinën do ta marr për nuse”,  tha ai.

Ai beson tek pafajësia e të fejuarës, ndërsa shton se: “Unë e dija për çështjen dhe e kam pyetur disa herë për vrasjen e Çeços. Qan kur e pyes. Nuk është e vërtetë mendoj, është e pafajshme. Arrestimin e Tinës e mësova ndërsa isha këtu në fshat, dhe morëm vesh se kishte ardhur urdhër-arresti. E kam çuar vetë te Prokuroria. Pasi doli në orën 4, më thanë që “ka bërë vrasje me paramendim”’, u shpreh i fejuari i Martina Pajollarit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...