23 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

Sulmet ruse trondisin Ukrainën, presidenti Zelensky: “1 në 3 termocentrale janë shkatërruar vetëm javën e fundit”

Sulmet ajrore ruse kanë shkatërruar rreth 30% të termocentraleve të Ukrainës në vetëm një javë duke e lënë situatën energjetike të vendit ‘kritike’, zbuloi sot presidenti Volodymyr Zelensky.

Sulmet me bomba tronditën edhe një herë objektet energjetike në Kiev dhe qendrat urbane anembanë vendit mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ndërprerje të furnizimit me ujë, vetëm një ditë pasi kryeqyteti u mbush me një tufë dronësh vetëvrasës.

Sulmet në orët e para të së martës goditën Kievin, Kharkivin në lindje, Mykolaivin në jug dhe rajonet qendrore të Dnipro dhe Zhytomyr, ku zyrtarët thanë se spitalet po funksiononin me gjeneratorë rezervë.

Dronët bombarduan Kievin të hënën, duke shkatërruar një ndërtesë banimi në qendër dhe duke vrarë pesë persona në atë që presidenca e përshkroi si një sulm dëshpërimi.

 

 

Ishte e hëna e dytë me radhë që Rusia nisi sulme ndëshkuese për të cilat vëzhguesit ushtarakë kanë thënë se duket se janë përgjigja e Moskës ndaj humbjeve në fushën e betejës.

Zelensky e përshkroi shënjestrimin e përsëritur të infrastrukturës energjetike si “një lloj tjetër sulmesh terroriste ruse”.

“Që nga 10 tetori, 30% e termocentraleve të Ukrainës janë shkatërruar, duke shkaktuar ndërprerje masive në të gjithë vendin”, tha udhëheqësi ukrainas në Twitter.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...