28 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Votimi në Kuvend për hapjen e dosjeve/ Vasili: “Të gjithë të përndjekurit politikë duhet ta dinë të vërtetën, që dosjet nuk hapen fare”

Deputeti i PL, Petrit Vasili ka denoncuar qeverine se me votimin ne Kuvend te ligjit per hapjen e dosjeve, do te perdore Autoritetin e Dosjeve si instrument për të shantazhuar çdo kundershtar qe tregon vjedhjet dhe grabitjet e miliarda eurove nga pushteti.

POSTIMI I PLOTE

Rilindasit ne pushtet e opozite nuk votuan fare hapjen e dosjeve, por ngjalljen e Autoritetit te vetevrare te Manipulimit te Dosjeve!!(VIDEO).

Rilindja dhe rilindasit me mëditje ne opozite, votuan te enjten ne mesnate, me urdher te nje emaili anonim te sigurimit, disa ndryshime jo e jo per hapjen e dosjeve, por per te ringjallur Autoritetin e Vdekur te Manipulimit te Dosjeve, qe u vetevra ne 26 korrik te ketij viti pasi deshtoi menyren me te turpshme ne manipulimin mafioz kunder Ilir Metes.

E para. Per ti dhene fund talljes dhe mashtrimit me te perndjekurit politike.

Te gjithe te perndjekurit politike duhet ta dine te verteten , pra qe dosjet nuk hapen fare.

Ata duhet ta dine se paçavurja qe votuan rilindasit ne pushtet dhe opozite e thote e zeza mbi te bardhe, qe eshte vetem Autoriteti i Manipulimit te Dosjeve, i cili do te vendose per secilin ne se hapet dosja dhe ne se i jepet apo jo informacioni i kerkuar.

E dyta. Dhimbja e thelle e te perndjekurve politike u perdor thjesht si plaçke tregu per pazarin e qelbur mes rilindasve ne pushtet dhe rilindasve ne opozite, qe u vune ne levizje ne nje dite vape te korrikut dhe per turp e faqe te zeze me urdherin e emailit te Sigurimit te Shtetit, te atij Sigurimit qe edhe sot kontrollon fatet e atyre, qe i vrau, i persekutoi dhe i internoi dhe e gjitha kjo tollovi vape behari vetem per shkak se Edi Rames i hyri lepuri ne bark se Ilir Meta krijoi dhe drejton Partine e Lirise.

E treta.Rilindasit ne pushtet dhe rilindasit me meditje ne opozite votuan vetem pro Autoritetit te Vdekur te Dosjeve, qe ne 26 korrik tregoi fytyren si zorre qorre e Qeverise kur manipuloi e shkeli çdo ligj, qe konsumoi vepra penale pa fund, qe prodhoi 7 vendime mafioze te manipuluara ne nje dite, kur prodhoi deri edhe gjeneralitet false, kur manipuloi te vertetat, qe nuk i luan as topi dhe qe ulerasin me dokumente shkresore te shkruara me shkrim dore.

E katerta.Autoriteti i Manipulimit te Dosjeve eshte sot nen akuze me fakte, prova e dokumente dhe asnje alibi politike apo juridike e deshperuar nuk e shpeton dot nga denimi.

E pesta.Sot e kesaj dite ky Autoritet i Manipulimit te Dosjve nuk ju jep per muaj e vite as pergjigje per informacionin e kerkuar as te perndjekurve politike, rasti i Zj.Vera Bekteshi e perndjekur politike, intelektuale dhe shkrimtare e njohur, nuk ka nevoje per koment.
Çfare talljeje, e pra ky Autoritet i degraduar i Manipulimit te dosjeve do te vendose per hapjen e dosjes se cdo te perndjekuri politik.

E gjashta.Autoriteti i Manipulimit te Dosjeve sot qelbet erë ne menyre me te neveritshme se Sigurimi Shtetit dje dhe kerkohet te perdoret nga rilindja si instrument per te vrare pluralizmin, per te shantazhuar çdo kundershtar qe tregon vjedhjet dhe grabitjet e miliarda eurove nga pushteti.

Ky eshte nje objektiv i vdekur per rilindjen ashtu si vete Autoriteti i vetevrare i Dosjeve.
P.S Shikoni VIDEON me poshte se di Autoriteti i Manipulimit te Dosjeve per me shume se nje vit as nuk i jep pergjigje kerkeses se ligjshme per informacion.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...