25.6 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

“Shqiptarët po përballen me krizën më të rëndë ekonomike”/ PD: “Rama vazhdon të japë nga buxheti i shtetit miliarda lek për incenerator që nuk ekziston”

Partia Demokratike deklaroi sot se Edi Rama vazhdon të japë nga buxheti i shtetit miliarda lek për incenerator që nuk ekziston.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi tha se pavarësisht krizës ekonomike, fondi i parashikuar në Projektbuxhetin e vitit 2023 për Inceneratorin e Tiranës do të jetë 34 milionë euro për periudhën 2023-2025.

Teksa ngre disa pyetje të tjera, Malltezi deklaron se kjo është arsyeja përse nuk rriten pagat e pedagogëve, nuk rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve, nuk rriten pensionet, se qindra milionë euro duhet të shkojnë në llogaritë e mafies së inceneratorëve të kryesuar nga Edi Rama.

“Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të veprojë për një mega-vjedhje mbi 105 milion euroshe deri më sot dhe që do të vijojë edhe me 34 milion euro përgjatë 2 viteve në vijim”, tha ai.

 

 

DEKLARATA E PLOTË
Shqiptarët po përballen me krizën më të rëndë ekonomike, rritjen e çmimeve, rritjen e naftës dhe indiferencën e thellë qeveritare.

Nuk shihet asnjë dritë të fund të tunelit përderisa Edi Rama vazhdon të japë nga buxheti i shtetit miliarda lek për incenerator që nuk ekziston.

Sot do të flasim për fondin e parashikuar në Projektbuxhetin e vitit 2023 ku pavarësisht krizës së thellë ekonomike e sociale, Inceneratori i Tiranës do të vijojë të marrë pagesa nga taksat e shqiptarëve edhe 34 milionë euro për periudhën 2023-2025.

Flasim për një incenerator i cili nuk ekziston e nuk ka as THEMELE, për të cilin deri tani janë dhënë nga buxheti i shtetit gati 100 milionë euro.
Një vjedhje e pastër në sytë e të gjithë shqiptarëve, por edhe të SPAK, i cili ende ka frikë të reagojë.

Rrjedhimisht lindin pyetjet;
A kishte ndonjë arsye pse Rama – Veliaj – Mërtiri – Zoto duhej të merrnin:
1. Edhe Landfillin e ndërtuar me para publike,

2. Edhe qindra miliona euro për incenerator fantazmë,

3. Edhe monopolin për dherat që është mall me vlerë,

4. Edhe monopolin për hedhjen e inerteve,

5. Edhe monopolin për mbetjet e riciklueshme duke falimentuar dhjetëra kompani e nxjerrë ne rruge qindra të punësuar?

Kjo foto tregon vendin e krimit ku përpihen qindra miliona euro për incenerator që nuk ekziston.

Ndërkohë, prej 3 vitesh Erion Veliaj në kundërshtim me ligjin, takson banorët me 29 euro për ton mbetje, 17 euro më shumë për ton sa kohe që nuk ke incenerim por depozitim dhe mbulim me dhe’.

Kjo është arsyeja përse nuk rriten pagat e pedagogëve, nuk rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve, nuk rriten pensionet, se qindra milionë euro duhet të shkojnë në llogaritë e mafies së inceneratorëve të kryesuar nga Edi Rama.

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të veprojë për një mega-vjedhje mbi 105 milion euroshe deri më sot dhe që do të vijojë edhe me 34 milion euro përgjatë 2 viteve në vijim.

Shqiptarët nuk e meritojnë më asnjë ditë të drejtohen nga një qeveri e cila i vjedh dritën për diell.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...