18.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Ish-deputeti Lefter Maliqi: “Zoti Meta jeni lider i shesheve, do mbushen e do bucasin, do ia rrëmbejmë pushtetin lokal që e kanë të paaftët”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte të shtunën në një takim me strukturat e partisë në Kuçovë. Në fjalën që mbajti ish deputeti Lefter Maliqi, tha se në kohën kur Meta u votua për President, Rama ka dhënë urdhër që simpatizantët e LSI të joshen dhe të mbahen në punë në administratë.

Ndërkohë Maliqi iu drejtua Metës se nuk i shkonte “kostumi i Presidentit”, por ai duhet të ishte kryeministër.

“Zoti Meta. Ju nuk jeni lider i sallave të mbyllura, jeni lider i shesheve. Nëse në takimin e dytë nuk do mbushen sheshet ju them me bindje që mbaj përgjegjësi.

Do mbushen e do bucasin sheshet e do ia rrëmbejme pushtetin lokal që e kanë të paaftët, abuzuesit që tallen me taksat e qytetarëve të Kucovës.

Ky Rama i intrigave, djallëzisë, ca ka bërë me LSI se ju ikët President por nuk ju takonte ai kostum presidenti. Ju duhet të ishit kryeminister në vend të tij.

Ky i pabesë i dha urdhër administratës që njerëzit e LSI të joshen shantazhohen e mbahen në punë.

Kemi bërë verifikim paraprak nga 1300 anëtarë 774 janë në administratën e shtetit në bashki, në hipotekë, në arsim në shëndetësi e na thonë jemi me ju edhe brenda bashkisë por në momentin e punësimit nuk angazhohemi dot.

Ne anëtarësuam 311 të rinj e në takimin tjetër do mbushen sheshet”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...