7.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Mirëpres avancimin e mbështetjes sonë për Ukrainën”, Biden uron Melonin për fitoren

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka uruar Giorgia Melonin, pasi ajo bëri betimin në postin e kryeministres të Italisë.

Lideri amerikan tha se mirëpret punën me Melonin në përpjekjet për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

“E përgëzoj Giorgia Melonin për zgjedhjen si kryeministre e re e Italisë”, tha Biden përmes një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë më 22 tetor.

Meloni është bërë kryeministrja e parë grua e Italisë.

“Italia është aleate vitale e NATO-s dhe partnere e ngushtë, teksa shtetet tona së bashku adresojnë sfidat e përbashkëta globale”, tha Biden.

“Si lider i G7-s, mirëpres avancimin e mbështetjes sonë për Ukrainën, që Rusia të mbahet përgjegjëse për agresionin e saj, në sigurimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike dhe të një rritjeje të qëndrueshme ekonomike”, tha ai.

Meloni, partia nacionaliste e së cilës, Vëllezërit e Italisë, ka rrënjë neo-fashiste, udhëhoqi një koalicion të krahut të djathtë që fitoi zgjedhjet më 26 shtator.

Në krye të Qeverisë italiane ajo pason Mario Draghin, i cili udhëhoqi një qeveri të unitetit kombëtar dhe ishte mbështetës i sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.

Pas shqetësimeve se Qeveria e krahut të djathtët e Melonit do të tërhiqet nga mbështetja e Ukrainës, kryeministrja e re italiane është zotuar se do të vazhdojë të mbështesë Kievin, pavarësisht kundërshtimeve nga disa anëtarë të koalicionit qeverisës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...