26.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

“Nëse Kosova do të njihej dhe nga këto 5 Shtete të BE , loja e Vuçiç si mbështetës i perëndimit do të merrte fund”, shprehet eksperti për Ballkanin Perëndimor

Edward P. Joseph, profesor i Universitetit Johns Hopkins në Uashington dhe një njohës i mirë i problematikeve në rajonin e Ballkanit, është i bindur se mjafton vetëm një ndryshim në “qasje dhe mendësi” për dialogun Kosovë-Serbi nga faktori ndërkombëtar që Kosova të njihet edhe nga pesë vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë hedhur ende këtë hap.

Joseph tha për REL se ka përpjekje serioze që Kosova të sigurojë njohjen nga Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia. Sinjal i qartë për këtë, sipas ekspertit, ishte edhe deklarata e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhënë televizionit Kanal 10 më 19 tetor, i cili tha se “njohja nga pesë shtetet në fjalë është më e rëndësishmja që Kosova mund të marrë nga cdo proces”.

Në të njëjtën kohë, shton Joseph, “kemi raportime të pakonfimuara, por raportime se propozimi franko-gjerman vendos në qendër njohjen e Kosovës nga këto 5 vende. Propozimi, të cilit i referohet Joseph, qarkullon në mediat e Kosovës prej një muaji dhe thuhet se ka për qëllim të lehtësojë zgjidhjen e problemeve mes saj dhe Serbisë. Mes të tjerash, ai parashikon që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, në këmbim të anëtarësimit më të shpejtë në BE.

Drafti thuhet se nuk përmend njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, por njohjen e Kosovës nga pesë shtetet ngurruese të BE-së. Pikërisht, këto pesë mosnjohje i kanë dhënë der më tani një avantazh apo fuqi të padrejtë Serbisë për të bllokuar Kosovën në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

“Kur ia largon fuqinë Serbisë, krijon mundësinë për atë që të gjithë e duan. Një negocjim të drejtë etë balancuar. Askush nuk dëshiron ta poshtërojë Serbinë, por qëllimi është një negociatë e drejtë”, thotë Joseph, që shton se këto njohje do t1i jepnin fund një herë e mirë lojës së Aleksandar Vuçicit”, i cili zyrtarisht pretendon se “dëshiron kompromis të drejtë me Kosovën” dhe se “është partner i Perëndimit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...