12.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Nëna e Lear Kurtit: “Djali im ka ikur nga kjo botë i dhunuar! Ai nuk kishte pse ta gëlltiste lëndën narkotike”

Fatmira Isufaj ka folur për News 24 për momentin e parë kur ka mësuar lajmin për ndarjen nga jeta të djalit të saj Lear Kurti.

Ajo u shpreh se djali i saj gëzonte një shëndet të plotë ndërsa hodhi poshtë pretendimet që ai mund të ketë gëlltitur lëndën narkotike për të shpëtuar nga policia.

Me lot në sy, nëna e të ndjerit shprehet se djali i saj është dhunuar nga ana e policisë. “Më morën dhe vajtëm te spitali. Pyeti burri dhe thanë nuk kemi njeri me këtë emër. Pyesnin dhe shokët e djalit. Morën rrugë tjetër te Nënë Tereza, te morgu. Mua nuk më tregonin të gjithë. Në 11 pa çerek fola me Learin në 11 e pak ai ka ndërruar jetë. Më thonë është në gjendje kome. I thashë po pse nuk na lënë me e parë.

Vajti dhe burri im. Asnjë lloj shpjegimi. Unë me thënë të drejtën  në ato momente kam humbur ndjenjat. Leari kishte ndërruar jetë shumë herët. Më thonë që djali jot ka ndërruar jetë. Nuk e mendoja kurrë se ai ka qenë shumë i fortë. Ai nuk ishte vetëm çuni im. Ai vetëm mirë bënte nuk dinte të bënte keq. Ai gëzonte një shëndet të fortë. Nuk njiheshim fare për receta. Njëherë e kam regjistruar se futa te Tajvani për bodyguard.

Aty ia kam hapur pas kaq vitesh. Hashash pinte por që të ketë pasur shenja dobësie apo të këputej. Ai njeri është i dhunuar dhe iku i dhunuar. Që nxjerrin që ka futur atë këto janë mashtrime. Të rinjtë gjithmonë e hedhin ai nuk kishte pse e gëlltiste. Ai është i grushtuar dhe shqelmuar. Këtu të rinjtë kanë frikë. Me shenjat që kam parë atë e kanë dhunuar tmerrësisht”, deklaroi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...

Tentativë grabitjeje në Pogradec: Autorët thyejnë argjendarinë, largohen kur panë policisë

0
Një tentativë vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr. 3 të Pogradec. Sipas burimeve, dy persona të maskuar kanë...

“Gëzuar Fitër Bajrami”: Sheshet mbushen me besimtarë në gjithë Shqipërinë, mesazhe paqeje dhe harmonie

0
Atmosferë festive dhe shpirtërore ka përfshirë gjithë Shqipërinë këtë të premte, ku mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajrami në sheshet dhe...

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...