36.1 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Berisha: “Nuk ka asnjë dyshim se Lear Kurtit i morën shpirtin xhelatët me uniform, qytetarët të vazhdojnë protestën që këto krime të mos përsëriten”

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë nga selia blu i bëri thirrje qytetarëve të mos ndalin protestat për vdekjen e Lear Kurtit.

Ai tha se i riu u vra për herë të dytë nga banditi me uniformë Ardi Veliu me urdhër të Edi Ramës dhe ministrit Bledi Çuçi.

Berisha shtoi se në rast se qytetarët nuk reagojnë kundër policisë së droguar, viktimat e radhës mund të jenë secili prej tyre.

“Ishin katër policë banditë me uniformë. Të dhënat faktuan se trupi i tij kishte hematoma. Ekspertët mjekoligjorë denoncuan kryerjen e autopsisë në kundërshtim me ligjin nga një bandë që donte të fshihte të vërtetën.

Nuk ka asnjë dyshim se Lear Kurtit i morën shpirtin xhelatët me uniform dhe pastaj e dërguan në spital. Dhe pasi e dërguan në spital i bënë autopsinë pa praninë e familjarëve apo të avokatit të tij. E bënë si bandë për të fshehur krimin e tyre të shëmtuar. Një akt të tillë mund të ndodhë vetëm në diktaturë kurrë në vende të lira. Nëse në ndërgjegjen e banditëve nuk do rëndonte vrasja dhe krimi ata do bënin gjithçka për të zbardhur këtë të vërtetën tragjike.

Nuk do bënin kurrë mashtrime dhe trillime. Se e dërguam të gjallë dhe vdiq në spital dhe se mbi të nuk kishte shenja dhune. Nëna që pa trupin e gjen me hematoma nga koka te këmbët. Nëse donin të zbardhnin të vërtetën këta kurrë nuk mund të shkelnin procedurën strikte të investigimit në raste të tilla të ngjashme që kërkon të paktën 12 orë të lihet kufoma e të ndjerit dhe pastaj të bëhet autopsia dhe kurrë me një ekspert të vetëm në presionin e një banditi si Ardi Veliu por nga një grup ekspertësh., Të gjitha këto u bënë me urdhër të Edi Ramës dhe ministrit. Viktima u deklarua i dyshimtë për delikuent, me urdhër të tyre Ardi Veliu deklaroi se policia e dërgoi të gjallë në spital.

U gjet dhe droga në stomak në qese plastike. Me urdhër të Edi Ramës dhe Bledi Çuçit u tha se ai vdiq nga overdoza. U vra për së dyti. Nga krimineli me uniform Ardi Veliu. Qytetarët të vazhdojnë protestën që këto krime të mos përsëriten. Të mos mbytet i riu në makinat apo stacionet e policisë sikur të mos ishte njeri. Tregimet e dëshmitarëve për ngjarjen janë rrëqethëse. Secili prej jush mund të jetë viktima e radhës nga këta banditë të droguar”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...