Rrumbullaku tha se është i gatshëm që të vij sërish në komision që të japë shpjegimet për vdekjen e të riut, njësoj si për Klodian Rashën, periudhë kur ku i fundit vdiq, Rrumbullaku ka qenë në krye të AMP.
Rrumbullaku tha se nuk duhet të hidhet poshtë puna e punonjësve të policisë së shtetit.
Rrumbullaku: Nuk jam përgjigjur komisionit se kam qenë me shërbim në SHBA. Sa kërkojne deputetet për ngjarjet e fundit jam i gatshëm të paraqitem brenda 48 orëve.
Së dyti edhe për të ndjerin Rasha, në cilësinë e drejtorit të AMP jam në gjendje te jap shpjegimet e detyruara. Do ju lutesha, që jo çdo gjë që mediatikisht shpërndahet për opinionin, janë të vërteta, reale dhe lidhen me hetimet e drejtësisë. Na respektoni mundin, djersen, gjakun që jep policia në shërbim të qytetarëve.