26.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

 Zhdukja e Ervis Martinajt, merren në pyetje Astrit dhe Jasim Avdylaj, çfarë gjeti policia gjatë kontrollit në banesë

Astrit dhe Jasim Avdylaj që ndodhen në masën e arrestit të shtëpisë, për një nga fraksionet e dosjen “339” (laboratorin e Hasit), janë marrë në pyetje në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.

Marrja në pyetje është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Kurbinit nga Policia e Lezhës, ndërsa agjentët kanë mbërritur në Durrës ku edhe banojnë.

Në kuadër të kësaj kërkese është bërë edhe kontroll banese ku nuk është konstatuar send i kundraligjshëm. Martinaj dyshohet të ketë patur një nga takimet e fundit para se të humbiste çdo gjurmë tek kushërinjtë Avdylaj, ndërsa organi i akuzës dyshon se këta të fundit mund të kenë patur dijeni mbi lëvizjet e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT