29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

4 shtetas kinezë ndalohen nga policia e Fierit nën dyshimin e spiunazhit, policia fsheh hetimet

    4 shtetas kinezë janë ndaluar nga policia e Fierit në fillim të këtij muaj nën dyshimin e spiunazhit

. Mësohet se këta shtetas janë shoqëruar më 6 tetor, pasi dyshoheshin se kanë fotografuar në zonë, objekte të rëndësisë së veccantë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka shkuar në zonë dhe ka bërë shoqërimin e shtetasve kinezë në komisariat. Ata janë marrë në pyetje nga agjentë të antiterrorit dhe policia e Fierit, duke mohuar se kanë qëllim spiunazhin.

Sipas tyre ata kanë ardhur në Shqipëri, për punë. Pas verifikimit rezultoi se 4 shtetasit kinezë ishin punonjës të një kompanie nafte në qytetin e Fierit.

Pas verifikimit të bluve të Fierit rezultoi se ata ishin me dokumetacion të rregullt. Pas marres së deklarimeve, shtetasit e huaj janë liruar.

Sipas informacioneve, shtetasit kinezë vijojnë të jenë në survejim të autoriteteve, ku për rastin përveç antiterrorit është vënë në dijeni edhe Shërbimi i Intelegjentës shqiptare për këtë rast, ku shtetasit e dyshuar për spiunazh viojnë të jenë në vëzhgim.

Ky nuk është rasti i parë i dyshimeve pwr spiunazh në vendin tonë. Në muajin gusht autoritetet arrestuan 3 persona , dy rusë dhe një ukrainas pasi tentuan të futen në uzinën e armëve në Gramsh. Njëri prej tyre u pikos nga ushtari roje, ku për ti shpëtuar e spërkati dhe me sprite, por u neutralizua nga kolegët e tij. Ndërsa një ditë më pas në Policcan të dyshuar për spiunazh u shoqëruan në komisariat 4 turistë ccekë, por pas verifikimeve ata u liruan.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...