11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Rritet numri i pacientëve të shtruar në spitale, ja pasojat deri në dy vjet mbas covid-19

Rritet sërish numri i pacientëve të shtruar në spitale. Sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në periudhën janar-gusht numri i përgjithshëm i të shtruarve në spitale është rritur 5% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Rritje më të lartë kanë shënuar pacientët e shtruar në kardiokirurgji me 28% krahasuar me vjet dhe pacientët e trajtuar me katarakte (perdja e syrit) janë rritur 35%.

Mjeku Ilir Allkja tha për “Monitor” se pas pandemisë komplikacionet në zemër nuk mungojnë as tek ata njerëz që e kanë kaluar Covid-19 me shenja të lehta ose pa shenja.

“Covid-19 ishte plot surpriza që në fillimet e veta, pasi shkaktoi probleme të lehta në afat të shkurtër për disa njerëz, ndërsa për disa të tjerë dëme serioze afatgjata e deri tek komplikacionet tragjike.

Në muajt e parë të pandemisë në Tiranë janë regjistruar shumë raste me infarkt miokardi tek të sëmurët post-Covid 19. Kjo ndodhte më së shumti, pasi edhe nuk kujdeseshin për faktorët e koagulimit të gjakut.

Ne akoma nuk dimë me saktësi se çfarë komplikacionesh do të ndodhin më tej në të ardhmen. Studime në mbarë botën po zbulojnë probleme të zemrës dhe trurit deri në dy vite vit pas infektimit nga Covid-19, edhe te njerëzit që kishin simptoma të lehta.

Efektet afatgjata mund të përfshijnë një mori simptomash pulmonare, kardiovaskulare, të sistemit nervor, të shëndetit mendor etj. Hulumtimet sugjerojnë se rreth 10% deri në 20% të pacientëve të prekur nga Covid-19 përjetojnë probleme afatmesme ose afatgjata.

Në rutinën time, kam vizituar plot pacientë me shqetësime zemre, të cilët para se të kalonin infeksionin e Covid-19 nuk kanë pasur kurrfarë shqetësimi.

Në artikuj të ndryshëm në Evropë e SHBA, shkruhet se rreth 48 deri 52% janë të riskuar për goditje në zemër, në vitin e parë tek të mbijetuarit që kanë kaluar infeksionin e COVID-19 me simptoma të mesme apo të rënda”, pohoi ai.

Shtrimet në psikiatri për janar-gusht 2022 janë 11% më shumë se 8-mujori i vitit të kaluar. Mjekët psikiatër të shërbimit parësor kanë pranuar se pas ngjarjes të tërmetit, shtimi i pacientëve me shenja ankthi dhe paniku janë shtuar në vend. Më shfaqjen e pandemisë numri i pacientëve që vuajnë nga ankthi është në rritje.

Për këtë vit rritje kanë shënuar edhe numri i kontrolleve për kancerin e gjirit 52% më shumë se vjet dhe depistimit për kancerin në qafën e mitrës janë 6% më të larta se vjet. 6% më shumë se vjet është edhe numri i pacienteve të trajtuar me radioterapi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...