22 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Greqia është gati “t’i shtrijë dorën” e miqësisë Turqisë dhe pse Erdogan nxit ndjenjat anti-greke

Greqia është gati t’i shtrijë dorën e miqësisë fqinjes dhe rivales së saj në rajon, Turqisë, tha kryeministri grek të enjten, edhe pse akuzoi presidentin turk se po nxit ndjenjat anti-greke në vendin e tij.

Tensionet janë përshkallëzuar mes dy aleatëve të NATO-s, që ndahen për një seri çështjesh dhe që kanë qenë në prag të luftës tre herë në 50 vitet e fundit. “Dëshiroj që edhe pse me vonesë, fqinjët tanë të zgjedhin rrugën e uljes së tensioneve, ligjit, bashkëjetesës në paqe, pa shpërthime retorikash dhe me veprime konstruktive”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Athinë.

“Nga ana ime, ata do të kenë gatishmërinë për të shtrirë doren e miqësisë. Nuk kemi më kohë për arsye të panevojshme që nxisin tension”, tha zoti Mitsotakis, duke shtuar se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen ne mënyrë paqësore. “Kjo është ajo që do populli ynë, që duan njerëzit në Greqi, që duan njerëzit në Turqi, kjo është ajo që do e gjithë Europa”.

Mosmarrëveshjet midis Greqisë dhe Turqisë përfshijnë kufijtë detarë në Egje dhe Mesdheun lindor që prekin të drejtat e kërkimit për naftë e gaz. Turqia ka sulmuar gjithashtu Greqinë për prezencë ushtarake në ishujt lindorë grekë, që sipas saj, është në shkelje të traktateve ndërkombëtare.

Greqia kundërshton duke u shprehur se kërcënohet drejtpërdrejtë nga Turqia, e cila ka një prani të konsiderueshme ushtarake në bregdetin turk përballë ishujve dhe ka reaguar me tmerr ndaj deklaratave të zyrtarëve turq që kanë lënë të kuptohet se sovraniteti i disa ishujve të banuar grekë mund të kontestohet.

“Vendet partnere në NATO nuk mund të vënë në pikëpyetje sovranitetin e njërit apo tjetrit shtet”, tha Scholz në konferencën e përbashkët me Mitsotakis pas takimit. “Të gjitha çështjet duhet të zgjidhen mbi bazën e dialogut dhe ligjit ndërkombëtar. Ne jemi shumë dakord për këtë”.

Mitsotakis tha se “ishte për të ardhur vërtet keq që Presidenti Recep Tayyip Erdogan po ndjek një udhë pa krye duke helmuar popullin e tij me gënjeshtra kundër Greqisë. Sepse fqinjët dhe aleatët tanë e dinë se ishujt greke nuk janë kërcënim për askënd”.

Kancelari gjerman tha se ishte “në interes të të gjithë fqinjëve” shfrytëzimi i të gjithë potencialit ekonomik të Mesdheut. “Gjatë bisedimeve mu krijua përshtypja se Greqia është shumë e gatshme ta bëjë këtë. Ne mundemi dhe duhet ta besojmë këtë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...