25.8 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Sulmoi dhe qëlloi ashpër bashkëshortin e Nancy Pelosi me një çekiç, dalin detaje të reja rreth sulmuesit

Një person sulmoi dhe qëlloi ashpër bashkëshortin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi me një çekiç në shtëpinë e çiftit në San Francisko të premten herët, ndërsa kërkonte drejtuesen demokrate dhe bërtiste : “Ku është Nancy, ku është Nancy?”

Policia u thirr në shtëpi për të kontrolluar Paul Pelosin rreth orës 2:30 të mëngjesit kur zbuloi 82-vjeçarin dhe të dyshuarin, 42-vjeçarin David Depape, të dy duke kapur çekiçin, tha shefi i policisë William Scott. Sulmuesi e mori atë nga zoti Pelosi dhe filloi ta rrihte para se të arrestohej nga oficerët.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve ishte në Uashington, ku ajo ishte planifikuar të shfaqej me Zëvendës Presidenten Kamala Harris në një ngjarje për grumbullimin e fondeve të shtunën mbrëma për grupin LGBTQ Human Rights Campaign, 11 ditë përpara zgjedhjeve të Kongresit që kanë qenë të mbushura me retorikë të ashpër, ndonjëherë të dhunshme. Zonja Pelosi anuloi paraqitjen e saj.

Thirrjet e sulmuesit në shtëpinë e zonjës Pelosit në Kaliforni ishin një jehonë shqetësuese e brohoritjeve gjatë sulmit së 6 janarit 2021 në Kapitol, kur rebelët që përpiqeshin të ndalonin zgjedhjen e Joe Biden kontrolluan në mënyrë kërcënuese nëpër sallat e Kongresit për kryetaren. Policia tha se një motiv për ndërhyrjen e së premtes ishte ende duke u përcaktuar, por tre persona me njohuri për hetimin i thanë agjencisë Associated Press se i dyshuari Depape kishte në shënjestër shtëpinë e çiftit Pelosit. Personat nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për hetimin në vazhdim dhe folën në kushte anonimiteti.

Policia dha pak hollësi mbi të dyshuarin apo motivet e tij. Por sulmi ngriti pikëpyetje në lidhje me sigurinë e anëtarëve të Kongresit dhe familjeve të tyre. Kërcënimet ndaj ligjvënësve janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave pothuajse dy vjet pas sulmit të Kapitolit. Në fushatat aktuale të zgjedhjeve, krimi dhe siguria publike janë shfaqur si shqetësimet kryesore mes amerikanëve.

Paul Pelosi u qëllua rëndë, duke pësuar një traumë të fortë pasi u godit disa herë në kokë. Ai u shtrua në Spitalin e Përgjithshëm Zuckerberg në San Francisco për lëndimet e tij, konfirmoi spitali. Gjendja e tij nuk dihet, por zëdhënësi i zonjës Pelosit ka thënë se ai do të shërohej.

Ligjvënësit nga të dyja palët reaguan të tronditur dhe shprehën mbështetjen e tyre për familjen Pelosi.

“Ajo që ndodhi me Paul Pelosin ishte një akt i poshtër,” tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer. “Kam folur me Kryetaren Pelosi më herët në mëngjes dhe i kam përcjellë shqetësimin tim më të thellë dhe urimet e mia të përzemërta bashkëshortit të saj dhe familjes së tyre dhe i uroj shërim të shpejtë”.

Udhëheqësi republikan i Senatit Mitch McConnell tha në Twitter: “I tmerruar dhe i neveritur nga raportet se Paul Pelosi u sulmua në shtëpinë e tij dhe të kryeparlamentares Pelosi mbrëmë. Mirënjohës kur dëgjova se Paul-i është në rrugën e një shërimi të plotë dhe se forcat e zbatimit të ligjit, përfshirë policinë tonë të Kapitolit, janë të përfshirë në hetimin e rastit.”

Në vitin 2021, Policia e Kapitolit hetoi rreth 9600 kërcënime të bëra kundër anëtarëve të Kongresit dhe disa anëtarë janë sulmuar fizikisht vitet e fundit. Ish ligjvënësja e Arizonës, demokratja Gabrielle Gifford u qëllua në kokë në një ngjarje për fushatë. Ligjvënësi republikan Steve Scalise u plagos rëndë kur një person i armatosur hapi zjarr në një stërvitje të ekipit republikan të bejsbollit të Kongresit në vitin 2017.

Anëtarët e Kongresit kanë marrë fonde shtesë për sigurinë në shtëpitë e tyre, por disa kanë kërkuar akoma më shumë mbrojtje pasi njerëzit janë shfaqur në shtëpitë e tyre dhe pasi anëtarët kanë marrë një numër në rritje kërcënimesh. Nancy Pelosi, e cila është e dyta në radhën e pasardhësit pas presidentit për drejtimin e vendit, ka një oficer të shërbimit sekret që ishte me të në Uashington. Ajo sapo ishte kthyer këtë javë nga një konferencë sigurie në Evropë.

Shpesh i parë në krah të Nancy Pelosit gjatë ngjarjeve zyrtare në Uashington, Paul Pelosi është një investitor i pasur që ka vazhduar të jetojë kryesisht në Bregun Perëndimor. Çifti ka pesë fëmijë të rritur dhe shumë nipër e mbesa. Ata janë të martuar prej 59 vitesh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...

“Jetmir Pepa arrestohet në Dubai dhe pritet ekstradimi drejt Shqipërisë” – Si u lokalizua...

0
Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur...