29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestohet pas dy muajsh autori i vrasjes në Pogradec për një gardh

Vrau me thikë bashkëfshatarin e tij, Safet Hyskollarin, në fshatin Gështenjas të Pogradecit, arrestohet autori Fatmir Manellari gati dy muaj pas ngjarjes. Autori është vënë në pranga mbrëmë në Pogradec, sapo u kthye në shtëpinë e tij në fshatin Zagorcan.

Burime pranë policisë së Pogradecit bëjnë me dije se vrasësi Fatmir Manellari kishte jetuar për gati dy muaj në pyll midis Lozhanit të Maliqit dhe Pogradecit. Burimet shtojnë se dy ditët e fundit ai është kthyer në banesë ku është pikasur nga efektivët dhe është arrestuar.

Gjatë kohës që ka jetuar në pyll, ai blinte ushqimet dhe kafe në dyqanet e zonës. Duket se edhe banorët e zonës nuk e kanë njohur përderisa nuk kanë raportuar në polici.

Fakti që ka jetuar për dy muaj në pyll ngre dyshime se ai është kthyer edhe më herët në banesë për të marrë para të cilat i përdorte për tu ushqyer. Familjarët në këtë rast nuk procedohen penalisht pasi nuk e parashikon ligji ndjekjen e tyre penale për moskallzim krimi.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 7 shtator. Sipas dëshmitarëve okularë të ngjarjes, viktima Safet Hyskollari, po bënte rehabilitimin e rrugës nëpërmjet të cilës futej ne banesë dhe kishte vendosur disa tubo shkarkimi për të cilat autori Fatmir Manellari ka pretenduar se ishin futur në tokën e tij. Kaq ka mjaftuar që të niste një konflikt verbal mes tyre ku në nxehje e sipër autori 63-vjeçar e ka qëlluar katër herë me thikë komshiun e tij, duke i shkaktuar vdekjen.

Banorë të zonës shprehen se nuk kishin dëgjuar asnjëherë konflikt të mëparshëm mes viktimës dhe autorit. Ngjarja ka qenë shumë e papritur edhe për familjen e autorit, të cilët e kanë marrë vesh lajmin nga gazetarët që kishin shkuar në vendngjarje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...