24.5 C
Tiranë
Sunday, September 29, 2024
spot_img

Pasi u konfirmua në krye të Partisë së Lirisë, Meta:”Një garanci më shumë që Shqipëria u përket të rinjve!”

Ilir Meta e ka nisur ditën me një mesazh, teksa ditën e djeshme ai u konfirmua si kryetar i Partisë së Lirisë.

Në një postim në facebook, Meta shprehu falënderime për të rinjtë që organizuan dje Konventën e Parë të Partisë së Lirisë.

Ndërkohë shtoi se Shqipëria u përket të rinjve.

Postimi i Metës:

Një falenderim të përzemërt për të gjithë të rinjtë e mrekullueshëm që organizuan Konventën e Parë të Partisë së Lirisë.
Mirënjohje të gjithë delegatëve për votëbesimin dhe urime të gjithë anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar që u zgjodhën.
Tani kemi një Program të qartë për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit.
Përfaqësimi i merituar dhe cilësor i të rinjve, një garanci më shumë që Shqipëria u përket të rinjve!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT