2.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Mbi 150 viktima, qindra të plagosur në Korenë e Jugut pas festës së halloween

Ka shkuar në 151 numri i persona që kanë vdekur në një përplasje mes turmave të mëdha që festonin Halloween në një zonë të njohur për jetën e natës në kryeqytetin Seoul të Koresë së Jugut.

Agjencia e lajmeve Yonhap citoi shërbimet e urgjencës duke thënë se mbi 150 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë festimeve në lagjen Itaewon.

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë çanta trupash në rrugë, punonjës të urgjencës që kryejnë CPR dhe shpëtimtarë që përpiqen të tërheqin njerëzit e bllokuar nën të tjerët në turmë. Ndërkohë, Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka thirrur një takim urgjent.

Raportohet se kishte rreth 100 mijë persona që po argëtoheshin në zonë gjatë festimeve për Hallowen. Postimet në rrjetet sociale të publikuara më herët tregojnë disa njerëz që vërejnë se zona e Itaeëon ishte aq shumë e populluar sa ndiheshin të pasigurt edhe kur merrnin frymë.

Më shumë se 400 punonjës të urgjencës nga e gjithë Koreja e Jugut janë vendosur në zonë, duke përfshirë çdo punonjës të disponueshëm në vetë kryeqytetin. Këtu përfshihen 140 ambulanca që kanë nxituar për të trajtuar njerëzit në vendngjarje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT